Këto janë shenjat që tregojnë se je duke u shndërruar në njeri më të mirë…

1. I bën gjërat, kur thua se do t’i bësh.

Fillon të mos bësh më premtime, kur e di se nuk mundesh t’i mbash dot. Kjo gjë të bën person sigurisht më tëbesueshëm. Edhe nëse arrin të përmbushësh pak gjëra, sërish ato pak gjëra arrin t’i bësh mirë. 

2. Ndihesh mirë me veten, edhe kur je vetëm.

Fillon të ndihesh mirë me veten, edhe në vetmi. Madje, fillon të mendosh se sa shumë ke gabuar, kur bëje gjithçka për të pasur dikë pranë, vetëm për të mos qenë në vetmi. Tani kërkon pranë vetes pak persona, por qëtë jenë njerëz që të respektojnë, të duan dhe bëjnë të pamundurën për ty. 

3. Kujdesesh më tepër për veten.

Në të shkuarën bëje gjithçka për të tjerët, madje e kishe shumë të vështië të thoje “Jo”, kur të kërkonin njënder. Do të ndihesh se ke filluar të shndërrohesh në njeri më të mirë, kur të fillosh të mendosh më tepër për veten, se sa për të tjerët. 

4. Ndihesh mirë për arritjet e të tjerëve.

Sigurisht që në të shkuarën ke pasur momente, kur ke ndjerë zili që dikush ka arritur diçka më tepër nga ty. Ndërkohë që tani ndihesh mirë, kur i sheh të tjerët të arrijnë rezultate pozitive. Madje i inkurajon tëtjerët, të ecin sa më përpara në jetë. 

5. Ndjen kudo dashuri.

Nëse më parë të dukej gjithçka bardhezi, kur fillon të transformohesh në një person më të mirë, fillon tëndjesh dashuri kudo. Edhe në situatat e zymta, fillon të mendosh për gjërat pozitive, pasi gjithçka sjell me vete diçka tëmirë për këdo. 

6. I dëgjon më tepër të tjerët.

Është normale që dikush të të lodhë, ndërkohë që është duke folur gjëra që nuk të interesojnë. Mirëpo kur nis tëvetëpërmirësohesh, fillon dhe i dëgjon të tjerët më tepër. Nuk i ndërpret ata. Zhvillon atë që quhet i dëgjuar aktiv dhe kjo të ndihmon shumë në raportet me personat e tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova është e Shqipërisë, tifozët skocez përleshen me ata serb

Story i radhës

“The Sun”, publikon momentin kur raketat ukrainase shkatërrojnë tanket ruse

Të fundit nga