kosova dhe sfida e luftes hibride a eshte shteti i pergatitur per kercenimet moderne 696516a2081d3

Kosova dhe sfida e luftës hibride: A është shteti i përgatitur për kërcënimet moderne?

January 12, 2026
min lexim

Në dekadat e fundit, lufta nuk shpallet më me tanke dhe aviacion, dhe as nuk nis domosdoshmërisht me pushtim territorial.

“Sot lufta zhvillohet në heshtje – në rrjetet sociale, në ekonomi, në hapësirën kibernetike dhe në institucionet tona më të brishta,” deklaron Prof. Dr. Muhamet Racaj.

Ai shton se kjo është ajo që njihet si luftë hibride, dhe Kosova është tashmë objektiv i drejtpërdrejtë.

Image

Prof. Dr. Muhamet Racaj

“Si shtet i ri, me histori të hapur konflikti me Serbinë, jemi në qendër të këtij modeli modern,” shpjegon Racaj.

Sipas ekspertit, lufta hibride është kombinim i mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake.

“Dezinformim dhe propagandë, Sulme kibernetike, Presion diplomatik dhe ekonomik, Instrumentalizim i pakicave, Ndërhyrje në zgjedhje dhe destabilizim institucional, Veprime të shërbimeve inteligjente nën mbulesë civile”.

Racaj përmend se në rastin e Kosovës, këto nuk janë teori, por janë të organizuara, të vazhdueshme dhe kryesisht nga Serbia, me mbështetje të aktorëve të tretë, sidomos Rusisë.

Ai thekson se narrativat që e paraqesin Kosovën si “shtet të dështuar”, tensionet e orkestruara në veri dhe fushatat e dezinformimit janë elemente tipike të një fushate hibride.

Racaj vlerëson disa hapa positive në këtë rast.

“Forca e Sigurisë e Kosovës është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, Bashkëpunim i ngushtë me SHBA dhe aleatët euroatlantikë, Përmirësim i kapaciteteve inteligjente dhe policore”.

Por ai paralajmëron se lufta hibride nuk fitohet vetëm me uniforma dhe armë. Dobësitë tona shfaqen në strategji, koordinim, mbrojtje kibernetike dhe hapësirë mediatike të pambrojtur.

Sipas Racajt, polarizimi politik i brendshëm dhe mungesa e unitetit në çështje të sigurisë kombëtare janë pika të dobëta që aktorët e jashtëm synojnë për t’i shfrytëzuar.

Eksperti thekson: “Siguria nuk është vetëm çështje e ministrisë së mbrojtjes. Është sfidë shtetërore dhe shoqërore.”

Racaj përfundon me një paralajmërim të forte.

“Pyetja nuk është nëse do të përballemi me kërcënime hibride – ne tashmë po përballemi çdo ditë. Pyetja është: a do të reagojmë si shtet proaktiv apo vetëm si objekt i sulmeve të heshtura? Në luftën hibride nuk fiton ai që ka më shumë armë, por ai që ka më shumë qëndrueshmëri shtetërore, kohezion shoqëror dhe vetëdije strategjike. Kosova nuk ka luksin të jetë e papërgatitur”, thotë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pa panik ne nje treg te paqendrueshem te ardhurat ditore te minierave rriten ne 3965 dollare 6965166e5b017
Lajmi i mëparshëm

Pa panik në një treg të paqëndrueshëm: Të ardhurat ditore të minierave rriten në 3,965 dollarë

norvegjia i jep ukraines 400 milione dollare per sektorin e energjise dhe administraten 696516b443dcb
Lajmi i radhës

Norvegjia i jep Ukrainës 400 milionë dollarë për sektorin e energjisë dhe administratën!

Të fundit nga

Frikë për Guendouzin

Moment frike për Matteo Guendouzi në Turqi. Ish-lojtari i Lazios, i shitur te Fenerbahce gjatë afatit kalimtar dimëror, u godit nga një shishe uji e hedhur nga tribunat në stadiumin Yildiz Entegre

VLEN: Jemi të përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka vazhduar edhe sot takimet zyrtare në Bruksel. Takimet me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim
ShkoLartë