kos shqiperia duhet te vijoje reformat per integrimin ne be 6aebad5b6ad89

Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE

November 5, 2026
1 minut lexim

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësim, duke theksuar se vendi ka hapur të gjithë kapitujt dhe ka mbyllur katër prej tyre.

Gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua Strategjia e Zgjerimit të BE-së, Kos u shpreh se Shqipëria, së bashku me Moldavinë dhe Ukrainën, po shënon përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.

Ajo theksoi se Shqipëria duhet të vijojë zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat që lidhen me shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

“Për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, gjithë avancimi sa i përket futjes në BE është i rëndësishëm dhe të këtyre 4 vendeve  që po avancojnë shumë shpejt. Në vijim do të donim që të kishte më shumë dialog me vende të ndryshme dhe të eksplorojmë më shumë mundësi sa i përket integrimit. Shqipëria hapi të gjithë kapitujt, ka mbyllur 4 prej tyre dhe kjo është arritje shumë e rëndësishme. Duhet të mbyllë disa reforma sa i përket reformave në vijim. Shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, pavarësia e medias dhe mbrojtja e të drejtave thelbësore kanë rëndësi për Shqipërinë jo vetëm për t’u bërë pjesë e BE, pro edhe për jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Kos.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operacion policor kunder lojerave te fatit ne prizren 6aebad0415c81
Lajmi i mëparshëm

Operacion policor kundër lojërave të fatit në Prizren

ministri i ekonomise i bavarise gjendet i vdekur ne nje hotel ne berlin 6aebad99708bf
Lajmi i radhës

Ministri i Ekonomisë i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Të fundit nga

ShkoLartë