operacion policor kunder lojerave te fatit ne prizren 6aebad0415c81

Operacion policor kundër lojërave të fatit në Prizren

November 5, 2026
1 minut lexim

Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se operacioni po realizohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me stacionet policore dhe njësitë e tjera të Policisë në këtë rajon.

Bytyqi ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa detaje të tjera lidhur me operacionin pritet të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve hetimore.

“Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren. Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se informacione të tjera do të publikohen pas përfundimit të operacionit dhe në koordinim me Prokurorinë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raporti i ke se bekim qoku e nxjerr ne rrene bujar osmanin 6aebaca1a499b
Lajmi i mëparshëm

Raporti i KE-së, Bekim Qoku e nxjerr në rrenë Bujar Osmanin

kos shqiperia duhet te vijoje reformat per integrimin ne be 6aebad5b6ad89
Lajmi i radhës

Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE

Të fundit nga

ShkoLartë