Ministri i Ekonomisë i Bavarisë, Hubert Aiwanger, është gjetur i vdekur në një hotel në Berlin, në moshën 55-vjeçare.
Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat citojnë burime nga qeveria bavareze dhe policia e Berlinit.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Aiwanger kishte planifikuar të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së partisë së tij në Berlin, por nuk ishte paraqitur në këtë aktivitet.
Raportohet se politikani ishte ndier keq para ngjarjes, ndërsa mungesa e tij kishte ngritur shqetësime. Trupi i tij më pas u gjet në një hotel në lagjen Mitte të kryeqytetit gjerman.
Vdekja e tij është konfirmuar nga burime brenda qeverisë së Bavarisë dhe policisë së Berlinit, sipas raportimit të “Bild”.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet i panjohur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rastin.
Burimi: botasot.info


