Konfrontimet e politikanëve në emisionet Televizive janë trishtuese

April 22, 2022
1 minut lexim

Kur i dëgjon t’ia shpalosin njëri tjetrit të kaluarën e tyre të zymtë , siç ishte rasti në emisionin në TV, kanalit 10 , në mes Hisen Berishës dhe Enver Dugollit, e kupton se sa janë të etur politikanët aktual të Kosovës për ta zënë karrigen e pushtetit.

Aty ku mundësia për ta zënë karrigen e pushtetit me votën e sovranit është e pa mundur, ca politikanë e shajnë dhe e fyejnë qeverinë aktuale, i ndërrojnë partitë politike si të ishin të brendshme të tyre, duke ëndërruar se kështu më shpejtë dhe më lehtë mund t’i afrohen karriges së pushtetit edhe pse kjo mënyrë e të bërit politikë shumë politikanë i ka lënë pa pushtet dhe pa autoritet jashtë politikës, duke u sorollatë herë të njëra herë të partia tjetër.

Politikanët, të cilët e kanë humbur pushtetin si dhe ata që aktualisht e qeverisin vendin, duhet të binden difinitivisht, se ardhja në pushtet nuk bëhet me gënjeshtra, shpifje dhe insinuata ndaj njëri tjetrit dhe as duke i ndërruar subjektet politike sepse është sovrani, janë qytetarët e Kosovës që vendosin me votën e tyre se cili politikanë mundet dhe duhet ta qeverisë vendin dhe cili duhet të mbetët jashtë qeverisjes së vendit.

Koha e menjëherë pas luftës ,në të cilën partitë politike , politikanët e niveleve të ndryshme i fitonin zgjedhjet me gënjeshtra, blerje votash, me votat edhe të qytetarëve të vdekur ka perënduar përfundimisht.

Tani vetëdija e qytetarëve të Kosovës dhe mundësitë ligjore dhe kushtetuese -demokratike në Kosovë kanë arritur parametrat e duhur kombëtarë dhe politikë për ta ditur pa gabuar se kujt duhet besuar qeverisjen e vendit, përparimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Google merr masa kundër aplikacioneve të regjistrimit të thirrjeve

Story i radhës

Shtohet problemet e Rusisë: Japonia etiketon katër ishuj të diskutueshëm të pushtuar ilegalisht nga Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë