Konflikt në Vaun e Dejës, zyrtari i Bashkisë denoncon shefin e komisariatit

1 minut lexim

Mark Zhuri, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Vau i Dejës dhe administrator i njësisë Temal, ka denoncuar në media dhe ka hedhur akuza ndaj shefit të komisariatit Vau i Dejës, Bardhyl Saliu.

Zhuri ka akuzuar shefin e komisariatit për kanabizim të zonës së Temalit, djegie të pyjeve si dhe kërcënime e ofendime ndaj tij.

Zyrtari i Bashkisë ka kërkuar ndjekie penale dhe largim nga detyra të shefit të komisariatit.

“Saliu më ka kërcënuar dhe ofenduar. E kam denoncuar në prokurori. Denoncimi për veprimtarinë e tij kriminale, nga kanabizimi deri tek ndërtimet. Territori i Temalit i mbushur me kanabis. Janë djegur 200 ha pyje, asnjë person para përgjegjësisë. Të largohet nga komisariati dhe të ndiqet penalisht.”– është shprehur Zhuri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE kërcënon Serbinë me pezullim të liberalizimit të vizave

Story i radhës

Shpikja serbe e “kombit kosovar” në Strasburg

Të fundit nga