Konfirmohet rasti i ri i gripit të shpendëve në RMV

February 21, 2022
1 minut lexim

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari pasdite i mori rezultatet nga ekzaminimet laboratorike të Institutit të Veterinarisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, me të cilat te mostra nga një shpend i egër – kormoran nga rajoni i Shtipit, është konfirmuar prania e sëmundjes të gripit të shpendëve.

Për konfirmimin e këtij nëntipi të llojit të virusit, i cili nuk është zbuluar në fermë, por te një shpend i egër i ngordhur që u gjet në natyrë, do të kryhen ekzaminime laboratorike shtesë.

Raport për dyshim të rastit, AUV mori më 18 shkurt, kur nga ana e Shoqatës së Veterinarisë nga Shtipi, mostra nga shpendi i egër është dërguar për ekzaminim laboratorik në Fakultetin për Mjekësi Veterinare – Shkup.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përgatit një zgjidhje, me të cilën do të zbatohen masa përkatëse për mbrojtje nga përhapja e virusit dhe vënin e tij nën kontroll, përfshirë edhe inspektime shtesë të fermave dhe regjistrim të shpendëve në ferma.

“Mbetet apeli për mbarështuesit e shpendëve, që t’i përforcojnë masat e sigurisë të fermave në një nivel më të lartë dhe ta ndjekin gjendjen shëndetësore të shpendëve. Nëse qytetarët gjejnë ndonjë shpend të egër të ngordhur në natyrë, u bëjmë apel që ta informojnë shoqërinë më të afërt veterinare apo Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari”, thekson AUV.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbajeni telefonin në çantë dhe masni kohën që kaloni në rrjet/ Teknika për t’u ndjerë në humor

Story i radhës

Tether Teases Swiss Bitcoin Plan, VKontakte Mulls NFTs, FTX Ups Its Game, EU Open to Crypto + More News

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë