Konferenca Rajonale Liberale, rruga drejt BE-së kërkon unitet dhe vepra

November 20, 2022
1 minut lexim

Shkup, 20 Nëntor – Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e plotëfuqishme e  Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por për të arritur këtë qëllim brenda këtij afati fillimisht duhet unitet politik mes gjithë faktorëve politik dhe zbatimi i reformave.

 

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamenrtin Evropian, Ilhan Kuçuk, pret që të gjitha partitë politike të deklarohen se anëtarësimi në BE është përcaktim strategjik i vendit pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë.       

“Sipas metodologjisë së re ajo është apsolutisht e mundur. Të gjithë klasterët mund të hapen dhe të mbyllen për gjashtë vjet. Nëse Maqedonia do t’ia del që të kënaq pritjet e KE-së, do të shohim. Keni një rrugë të vështirë reformash e cila duhet të kënaq pritjet e të dyja palëve. Reformat bëhen fillimisht për qytetarët e RMV-së, jo për  njërën forcë politike apo për tjetrën. Pas NATO-s edhe për BE-në, edhe LSDM edhe VMRO DPMNE si dhe të gjitha partitë politike duhet të deklarohen se anëtarësimi në BE është përcaktim strategjik që vendim të jetë pjesë e BE-së.”  – tha raportuesi për RMV-në në PE, Ilhan Kuçuk.

Edhe kryetari i Rrjetit Liberal në EJL, Roman Jakiq, pret sinergji politike për këtë çështje, sidomos brenda kampusit politik maqedonas.

“Është çështje që u përket të gjitha palëve politike në RMV, që të unifikohen dhe të vendosin se ajo është synimi kryesor i politikës së jashtme. Nëse vjen deri te një sinergji e tille, jam i sigurt se të gjithë kapitujt mund të hapen dhe të mbyllen me sukses dhe të kapen afatet.”  – deklaroi Kryetari i Rrjetit Liberal në EJL, Roman Jakiq.

Jakiq dhe Kuçuk, me mesazh se vendi duhet të bind vendet e Bashkimit Evropian se ka vullnet dhe gadishmëri që të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet; të praktikojë funksionimin e shtetit ligjor si dhe të avansojë lirinë e medias.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Rekomandimi i pabesueshëm nga autoritetet e Tokios: Vishni xhemper të kurseni rrymë

Story i radhës

Sa kalori digjen gjatë seksit?

Të fundit nga

ShkoLartë