Koncepti i ri për arsimin fillor nuk do të tërhiqet nga ministri i ri Arsimit

Mungesa e teksteve shkollore në arsimin fillor ka detyruar shumë mësimdhënës që vet të sigurojnë materiale për mësim dhe të njëjtat t’ua shpërndajnë nxënësve.

Ndërsa Alsat qëndroi për vizitë në shkollën fillore “Dituria” të fshatit Goshincë të Komunës së Likovës, nxënësit tregojnë se kanë mungesë të librave për lëndë të caktuara.

“Anglishtja më ka munguar, gjermanishtja. Mësuesja e gjermanishtes na ka siguruar të gjitha librat”, thotë një nxënëse.

“Kemi disa libra që janë të dëmtuara, është e anglishtes. A jeni detyruar të bëni fotokopje ndonjë libër ose me ble vet? Jo, nuk kemi bë fotokopje”, u shpreh një nxënëse tjetër.

Mësuesja Fatime Rustemi tha se shkolla nuk ka marrë numrin e kërkuar të librave pavarësisht kërkesës së dorëzuar në kohë.

“Kur ka filluar viti shkollor librat nuk i kemi pasur. Pastaj, kam shkuar me iniciativën time në librari në Shkup, i kam sigurua, i kam marr privat, pastaj edhe për nxënësit i kam siguruar vet”, tha Fatime Rustemi, mësuese.

Gjithashtu edhe koncepti i ri mësimor në këtë shkollë realizohet me libra të zakonshëm për shkak të mungesës së tabelave dixhitale.

“Internetin e kemi mirëpo kemi edhe mungesën e smart tabelave. Ne këtu jemi të detyruar që mësimin ta zhvillojmë me libra klasik sikurse ka qenë më herët, mirëpo librat janë të siguruara, i ka sjell Ministria e Arsimit”, tha Qerim Zimberi, përgjegjës i sh.f “Dituria, fshti Goshincë.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha për Alsat se koncepti i ri mësimor nuk do të tërhiqet por i njëjti do të plotësohet me elemente pozitive, mes të cilave rikthimin në përdorim të librave të zakonshëm.

“Për klasën e katërt dhe të pestë duhet parë mundësia që mos të jetë çështja e mungesës së tekstit shkollor te nxënësit por që ky tekst shkollor në qoftë se sigurohet nga ana e ministrisë të jetë i plotësuar edhe me material digjital ose libër digjital dhe kështu e shoh këtë proces të rëndësishëm. Do të merren parasysh të gjitha përparësitë dhe vështirësitë që në vitin 2021-22”, ka thënë Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në shkollën periferike “Dituria” të fshatit Goshincë mësojnë 22 nxënës nga klasa e parë e deri në atë të nëntë./ Alsat.mk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skuadra gjermane shkarkon trajnerin

Story i radhës

Chelsea triumfon në çastet e fundit në “Stamford Bridge”

Të fundit nga