Komuna e Prishtinës iu kërkon qytetarëve të largojnë antenat satelitore nga banesat e tyre

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre.

“Antenat satelitore të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”, thuhet në kërkesën e Komunës së Prishtinës.

Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

“Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna fton qytetarët që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që “të transformohet Prishtina në një qytet më të sigurt dhe modern”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bacë Naim Miftari, zoti u ndihmon të shërohen njerëzve të ndershme dinjitozë siç je ti

Story i radhës

Kurti nis takimet në Oslo, çfarë po u kërkon norvegjezëve?

Të fundit nga