Bacë Naim Miftari, zoti u ndihmon të shërohen njerëzve të ndershme dinjitozë siç je ti

Naim Miftari, ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, është shqiptari më i ndershëm, më dinjitoz, më i guximshëm dhe më patriot në Kosovë dhe te mbarë shqiptarët.

Naim Miftari, ma shton mallin për Mr. Ukshin Hotit, të cilin e kam pasur shok të ngushte dhe të cilin e ruaj në kujtimet e mia si personalitet, veprimtar e atdhetar, që ajër dhe ushqim të jetës së tij, i kishte çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve si një lis i vetëm i fuqishëm për tu bërë ballë të gjitha stuhive antishqiptare.

Unë personalisht Naim Miftarin nuk e kam takuar asnjëherë, por e kam njohur nëpërmjet prononcimeve të tij konkrete, reale dhe tepër domethënëse për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët, duke na e zbardhur të vërtetën për keqpërdorimet, vëllavrasjet gjatë luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe pas çlirimit të Kosovës.

Të vërtetën e vrasjeve për pushtet, si edhe për keqpërdorimet e fondeve që mërgata i dërgonte për UÇK-në, të vërtetën për komandantët mashtrues, të cilët nuk e shkrepën asnjë plumb kundër Serbisë kriminale.

Të vërtetën për ish komandantët e UÇK-së, të cilët e shitën lavdinë për tradhtinë dhe pasurimin e jashtëligjshëm dhe korruptiv, duke u bërë milionerë të pas luftës, duke blerë qindra hektarë tokë të Kosovës me nga 3 euro për një metër katror.

Të vërtetën për zhvatjen e 3 miliardë e 500 mijë eurove nga udhëheqësit e Kosovës në 21 vitet e kaluara, para me të cilat Kosova do të ishte armatosur me tanke, avionë, helikopterë dhe raketahedhës të nevojshëm për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë ttë saj.

Vetë fakti që ndaj të gjitha deklaratave të Naim Miftarit gjer më sot, nuk pati asnjë demantim nga asnjë ish komandant i UÇK-së që ai i përmend me emër e mbiemër, flet qartë për korrektësinë dhe të vërtetën e deklaratave të Naim Miftarit.

Naim Miftari, duke i thënë të bardhës të bardhë te të zezës së zezë, ua qartësoi Kosovës dhe mbarë shqiptarëve se, kush luftoi me sinqeritet, dinjitet dhe ndershmëri për çlirimin e Kosovës, dhe kush bëri keqpërdorime të fondeve të luftës, kush bëri sabotime të luftës dhje kush bëri tradhti të luftës dhe të pasluftës në dëm të Kosovës.

Mua më shqetësoi tejmase shkrimi me titull, “ Naim Miftari nga spitali: Unë do të jetoj aq gjatë , derisa të shoh fundin e Pronto Mafias”, të botuar në UEB faqen e “Bota Sot” të datës 28 mars 2022 në rubrikën e lajmeve, tekst i shëruar edhe me një fotografi ku shihet Naim Miftari i shtrirë në spital.

Naim Miftari në këtë shkrim të tij nëpërmjet Facebookut shkruan se, “ Asgjë nuk është më me vlerë se Kosova. Në çdo rrethanë, në çdo variant unë do të jetoj aqë gjatë derisa nuk e shoh dhe sigurt do ta pres , fundin e juaj, fundin e Pronto Mafias në Kosovë.

As jeta, asgjë tjetër nuk është me vlerë dhe i përjetshëm pos shteti jonë, Kosova është dhe do të jetë e përjetshme”.

Siç po shkruan Naim Miftari, atij dentistët në Kosovë i kanë vendosur mjete kancerogjene në Kosovë, ku së fundmi po ka probleme të mëdha shëndetësore dhe se është duke u kuruar në spitalet evropiane.

O Bacë Naim Miftari, fillimisht të dëshiroj shërim të shpejtë dhe të tërësishëm dhe që sa më lehtë t’i kalosh këto probleme shëndetësore.

Kam bindje të plotë që me ndihmën e Zotit të Madhërishëm do t’i tejkalosh me sukses këto sfida shëndetësore, sepse gjendesh edhe nën përkujdesjen e personelit mjekësor evropian, që e kryen punën e vet me përgjegjësi të lartë profesionale.

Me sa të njoh nga deklaratat e t’ua të gjertanishme që karakterizohen nga guximi, vullneti sy-patrembur dhe shembullor, me mbështetjen e Zotit të Madhërishëm do të kthehesh së shpejti në Kosovë shëndet plotë si molla e kuqe.

Njeriu dhe jeta e tij janë sprovë e jetës, dhe në këtë jetë që po e jetojmë, ndershmëria dhe dinjiteti janë postullatet më të rëndësishme që njeriu duhet t’i ndjek tërë jetës.

Unë jam i moshës 77 vjeçe dhe më se gjysmë shekulli e kam kaluar në gazetari, duke i provuar edhe intrigat që mi shkaktuan si gazetar i “Rilindjes” në vitin 1972, që rezultuan me burgosje, hetime, proces gjyqësor dhe me papunësi që zgjati 7 vite, por guximi dhe lufta për të drejtën dhe mbështetja në Zotin e Madhërishëm me ndihmuan t’i përballoj të gjitha.

E kuptoj mllefin tënd ndaj krimit shëndetësor të dentistëve dhe stomatologëve në Kosovë, dhe shpresoj që inspektorët e mjekësisë dhe prokurorët në Kosovë, ta zbardhin gjer në fund këtë rast dhe t’i vendosin para ligjit dhe prapa grilave këta dentistë e stomatologë keqbërës.

Unë vetë kam vuajtur nga një karcinom në sy që e kam pasur si vazhdimësi gjenetike nga babai im.

Gjer tani kam pasur pesë ndërhyrje kirurgjikale shumë të vështira, por besimi në Zotin e Madhërishëm më dha guxim që t’i përballoj të gjitha me sukses.

Bacë Naim Miftari, me rëndësi është që të mos e mbani mendjen te sëmundja, por vazhdimisht t’i luteni Zotit të Madhërishëm që të shëroheni sa më shpejt. Kjo do t’ua ta shtojë moralin dhe shpresën në përballje me sëmundjen.

Unë u bashkëngjitem juve, familjes tuaj, shokëve, miqve dhe dashamirëve tuaj në Kosovë dhe mbarë shqiptarëve, në lutjet dhe dëshirat tona të përzemërta e vëllazërore, që sa më shpejt dhe sa më lehtë të shëroheni dhe të ktheheni shëndoshë e mirë në Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina: Rusia po planifikon sulme me raketa nga deti

Story i radhës

Komuna e Prishtinës iu kërkon qytetarëve të largojnë antenat satelitore nga banesat e tyre

Të fundit nga