komuna e prishtines iu kerkon qytetareve te largojne antenat satelitore nga banesat e tyre 6241d0a43f393

Komuna e Prishtinës iu kërkon qytetarëve të largojnë antenat satelitore nga banesat e tyre

March 28, 2022
1 minut lexim

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre.

“Antenat satelitore të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”, thuhet në kërkesën e Komunës së Prishtinës.

Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

“Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna fton qytetarët që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që “të transformohet Prishtina në një qytet më të sigurt dhe modern”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bace naim miftari zoti u ndihmon te sherohen njerezve te ndershme dinjitoze sic je ti 6241d0359903d
Story i mëparshëm

Bacë Naim Miftari, zoti u ndihmon të shërohen njerëzve të ndershme dinjitozë siç je ti

kurti nis takimet ne oslo cfare po u kerkon norvegjezeve 6241d0df802c7
Story i radhës

Kurti nis takimet në Oslo, çfarë po u kërkon norvegjezëve?

Të fundit nga

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. Nuk raportohet për dëme.
ShkoLartë