Komuna e Prishtinës përmes një aktivitetit në sheshet e kryeqyteti, kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që mos t’u japin para lëmosh kërkueseve, pas në këtë mënyrë sipas tij vetëm i dëmtojmë.
“Mendoj që në kryeqytet nuk duhet të kemi asnjë fëmijë që e kalon kohë në rrugë edhe qytetarët si bamirësia japin para për t’i ndihmuar ata, mirëpo duke menduar të bëjmë mirë ne vetëm se i dëmtojmë ata, sepse ne i shtyjmë që ata prapë të dalin në rrugë dhe prapë”, tha ai.
“Ne kemi hapur edhe qendra që ata fëmijë t’i aktivizojmë dhe t’i shtyjmë që të shkojnë në shkolla, e jo t’i lëmë të vetmuar nëpër rrugë”, tha Rama.
Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, tha se Komuna e Prishtinë se ka qendrën ditore për fëmijët në situatë rruge.
“Ne kemi edhe një qendër ditore për fëmijët në situatë rruge dhe ne aty mbajmë edukim joformal për fëmijët dhe mundohemi të bëjmë aktivitete rekreative e kulturore që ata ta reduktojnë në masë të madhe qëndrimin e tyre në rrugë”, tha ajo.