Komuna e Graçanicës zbaton vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

May 26, 2022
1 minut lexim

Komuna e Graçanicës, në afatin e përcaktuar sipas Vendimit Nr. 100/2022, të datës 20.04.2022, të nxjerrë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në hapësira publike, ka zbatuar rekomandimet e AIP-së dhe ka njoftuar se i tërë ky sistem iu është bartur Policisë së Kosovës.

Respektivisht Stacionit Policor në Graçanicë, me qëllim të rritjes së sigurisë publike.

I gjithë procesi i bartjes së këtij sistemi është bërë në prani të zyrtarëve të AIP-së.

Agjencia për Informim dhe Privatësi është në pritje edhe të zbatimit të vendimeve tjera të nxjerra për komunat të cilat tashmë ka inspektuar, si dhe është duke vazhduar inspektimin edhe në komunat tjera me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Destinacioni Dubai: Pse kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Story i radhës

Firmino këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Liverpool

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë