‘Komiteti Olimpik Europian’, Grubi: Kjo ngjarje dëshmon unitet vlerash

Në fjalimin e tij në vigjilje të  Asamblesë së 51-të të Komitetit Olimpik Europian që u mbajt sot në Shkup, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se ky eveniment është i një rëndësie  të madhe pasi dëshmon unitet vlerash.

Ai tha se përmes sportit dërgohet mesazhi i paqes dhe i bahskimit të popujve në arenat e suksesit.

“Kënaqësi e jashtëzakonshem që në mesin e shumë jubileve që shënuam, si 30 vjetori i pavarësisë së shtetit dhe 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, sot po shënojmë sëbashku edhe një përvjetor të rëndësishëm, 30 vjetorin e themelimit të Komitetit Olimpik të vendit tonë, shtëpisë që me dinjitet prezanton vlerat tona sportive në çdo garë olimpike. Me këtë rast, përcjell urimet e mia të sinqerta deri te udhëheqësia e Komitetit Olimpik të vendit, deri te të gjithë sportistët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj 30 vjeçar, por edhe deri te ata që shumë vite para konstituimit të këtij institucioni na bënë krenar me sukseset e tyre olimpike”, tha Grubi.

Ai uroi sportistët e rinj të kenë frymëzimin tek paraardhësit e tyre për t’u ngjitur sipas tij në piadestalet e larta të sukseseve dhe për të bërë krenarë shtetin e tyre.

Story i mëparshëm

Dell prezanton një XPS 13 më të hollë dhe një hibrid 2n1

Story i radhës

LSDM: Mickoski nuk u distancua nga krimi i VMRO-DPMNE-së, njësoj si Gruevski

Të fundit nga