LSDM: Mickoski nuk u distancua nga krimi i VMRO-DPMNE-së, njësoj si Gruevski

“Përkundër aktgjykimeve të shumta gjyqësore për krimin e VMRO-DPMNE-së, ndër to edhe i fundit në rastin “Talir 2”, Hristijan Mickoski me këmbëngulje nuk distancohet nga krimi i partisë së tij. Thjesht do të thotë se ai është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski se është në anën e krimit”, akuzojnë nga LSDM.

“Pas aktgjykimit të gjykatës për “Talir 2” ku u vërtetua se VMRO-DPMNE ka fituar pasuri kriminale, më e pakta që mund të bënte Mickoski ishte të distancohej dhe të kërkonte falje për marrëveshjet kriminale të përmasave epike.

Por në vend të kësaj Mickoski mbron me çdo kusht krimin e VMRO-DPMNE-së së tij.

Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE, është një parti e ngecur në një matricë regjimi që punon vetëm në dëm të qytetarëve dhe shtetit”, shtojnë nga LSDM.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Komiteti Olimpik Europian’, Grubi: Kjo ngjarje dëshmon unitet vlerash

Story i radhës

Njeriu është gjithmonë i vetëdijshëm për kufizimin e domosdoshëm

Të fundit nga