Komiteti i Energjisë, Balluku: Situata hidrike është e mirë

April 5, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deklaroi në mbledhjen e Komitetit të Energjisë se situata hidrike në vend paraqitet e qetë, kjo pas reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit.

Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji për momentin, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat.

Ndërkohë shtoi se edhe gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikohet që të kemi mot me shi.

“Ka pasur një përmirësim ditët e fundit. Ka patur një rritje të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë për të grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do të kemi edhe në ditët në vazhdim një prurje të re të motit të lagët, shpresojmë të jemi në datën 7. Situata është e qetë e mirë menaxhuar”, tha Balluku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e ka miratuar planin vjetor të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Story i radhës

Facebook bllokon llogaritë e përdoruesve pa asnjë shpjegim

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka
ShkoLartë