Komisioni i Rithemelimit nis punën në PD/ Sot procesi për zgjedhjen e kryetarit të Mallakastrës, ja dy kandidatët

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë sot procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së në Mallakastër.

Përmes një deklarate  për mediat, Komisioni bën të ditur se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj. Procesi pritet të nisë në orën 09:00 dhe përfundon në 17:00.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë: 1. Astrit Adem Xhafaj, 2. Resmi Bilbil Shanaj“, thuhet në njoftim.

Ky proces nuk është pranuar nga pjesa tjetër e Partisë Demokratike, që drejtohet nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë cilësuar këtë si përjashtues që nuk sjell bashkimin e demokratëve, por përçarje mes tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arsenali interesohet për Eden Hazard

Story i radhës

Grubi nga kongresi i PS-së: Sa më shumë largohet Brukseli, aq më shumë afrohet Moska

Të fundit nga