Grubi nga kongresi i PS-së: Sa më shumë largohet Brukseli, aq më shumë afrohet Moska

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ishte në mesin e të ftuarve të veçantë në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama, kongres ky që po zhvillohet në Tiranë.

Në panelin e parë hapës, me temë Europa, rajoni dhe siguria Grubi ka thënë se sa më pak ka prezencë të Europës në Ballkan, aq më shumë rritet rreziku fushëveprimit për Rusinë.

“Ukraina nuk është larg dhe pasojat po i ndjejmë të gjithë. Solidarizimi sot me Ukrainën nënkupton padyshim edhe integrim pa asnjë vonesë të vetme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bashkë, të pandarë. Me që konfliktet e Ballkanit nuk ishin sinjale të mjaftueshme për nevojën e integrimit europian të rajonit, atëherë Ukraina është zile alarmi për të gjitha vonesat dhe mungesën e konsolidimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian”, ka thënë Grubi.

Story i mëparshëm

Komisioni i Rithemelimit nis punën në PD/ Sot procesi për zgjedhjen e kryetarit të Mallakastrës, ja dy kandidatët

Story i radhës

Grubi: Shqiptarët janë palca kurrizore e frymës euro-amerikane ne Ballkan

Të fundit nga