komisioni evropian akuza per konkurrence te pandershme ndaj apple 6271800a51301

Komisioni Evropian akuza për konkurrencë të pandershme ndaj Apple

May 3, 2022
1 minut lexim

Komisioni Evropian akuzoi Apple se ka abuzuar me pozitat dominuese në treg për pagesat contactless përmes smartfonëve.

Kompania Amerikane ka thyer ligjet e konkurrencës me teknologjinë “tap and go” duke mos lejuar rivalët ta përdorin atë.

Apple mohoi akuzat duke thënë se do ti japë një përgjigje Komisionit Evropian. Nëse akuzat provohen të vërteta, Apple mund të gjobitet me 10% të të ardhurave globale vjetore të 2021.

Sipas Komisionit, sjellja e Apple ka pasur një efekt negativ ndaj konkurrencës duke kufizuar aksesin në inovacion dhe zgjedhje për konsumatorët.

Në përgjigje gjiganti i teknologjisë tha se sistemi i saj i pagesave ishte vetëm një prej shumë opsioneve të disponueshëm tek konsumatorët Evropian.

Nuk është hera e parë që Komisioni akuzon Apple për praktika anti-konkurruese, akuza që fillojnë që prej 2015-ës kur lançoi Apple Pay.

Më shumë se 2,500 banka në Evropë përdorin Apple Pay dhe smarfonët e Apple zënë 1/3 e tregut në Evropë. Vitin e ardhshëm BE-ja synon të implementojë rregulla për firmat e teknologjisë me Aktin e Tregjeve Dixhitale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

LIBRA
Story i mëparshëm

Sot u hap Panairi I librit në Shkup

BeFunky collage 5 scaled 1
Story i radhës

Nuk i’u dihet fundi, këngëtari kosovar mbulohet me para në Chicago

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin
ShkoLartë