Nuk i’u dihet fundi, këngëtari kosovar mbulohet me para në Chicago

Këngëtari i njohur kosovar, Duli së fundi ka performuar në një ndejë para shqiptarëve në Chicago. E derisa ai njihet për atmosferën të cilën e krijon në dasma, është shpërblyer.

Ai u “mbulua” me dollarë që ishin hedhur drejt tij nga publiku shqiptar. Kjo vërehet nga një fotografi e publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

“Mbrëmë në Chicago, pas një ndeje të shqiptarëve ku kishte kënduar këngëtari Duli! Ps. $ jane origjinal! Një mesditë të këndshme miq!”, shkruhej në postimin.

Ndryshe Duli dhe shumica e këngëtarëve të muzikës ‘tallava’ kanë të ardhura mjaftë të mira nga dasmat të cilat zhvillohen gjatë vitit.

Story i mëparshëm

Komisioni Evropian akuza për konkurrencë të pandershme ndaj Apple

Story i radhës

Debati për Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor vazhdon nesër

Të fundit nga