Një vendim surprizë ka ardhur nga Irani, që ka shkarkuar nga detyra trajnerin Dragan Skoçiç vetëm disa javë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.
Përpara një jave, u bënë zgjedhjet e Federatës së Futbollit në Iran, të cilat u fituan nga Mehdi Taj, vendimi i parë i së cilit ishte shkarkimi nga detyra i Dragan Skoçiç.
Menjëherë ka ardhur dhe zëvendësuesi i tij, i cili është Karlos Kueiroz, trajneri që ka drejtuar Iranin në Botërorin e 2014 dhe 2018.
Ish-trajneri i Realit të Madridit, nuk bëri një punë të mirë pasi la Iranin në 2019, i cili dështoi me Kolumbinë dhe Egjiptin, me këtë të fundit që nuk arriti ta kualifikonte për në Botërorin e Katarit.
Portugezi rikthehet dhe njëherë në krye të Iranit, kur kësaj radhe do të ketë përballë në grupin B të Botërorit 2022, Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin.