Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku dy persona u arrestuan në zonën e Treshit për trafik droge.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy personat e arrestuar e kishin siguruar kokainën dhe heroinën në zonën e Institutit.
Ndërkohë prej 2 muajsh Antidroga e Tiranës kishte nisur hetimet pasi përmes informacioneve kishte zbuluar se dy të arrestuarit Mirland Herri dhe Luftim Hoxha ishin furnizues kryesor të drogave të forta dhe i përkasin një grupi kriminal në zonën e Kamzës.
Ditën e finalizimit të operacionit, blutë kishin informacion se dy të prangosur do transportonin drogën drejt qytetit të Durrësit për ta shitur në doza më të vogla. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës po heton dhe një tjetër grup kriminal në zonën e Sukthit që bashkëpunonte me dy të arrestuarit.
Ky operacion është në vazhdimin e operacioneve më përpara të goditura nga Antidroga në muajin qershor sekuestroi 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë ku u goditën të tjerë furnizues të rëndësishëm të botës së krimit.
Burimi: botasot.info


