Koha për mençuri politike dhe diplomatike në Kosovë

March 21, 2022
min lexim

Lufta në Ukrainë po e sinjalizon kohën për ndryshime të mëdha në rendin Botëror. Të gjithë jemi dëshmitar se para skenës botërore po shkatërrohet nga lufta një shtet mbi 40 milionë banorë. Pamëshirë po vriten fëmijët dhe civilët e pafajshëm po bombardohen dhe shkatërrohen shkollat, spitalet, fabrikat dhe institucionet më vitale të Shtetit të Ukrainës. Kolonat e refugjatëve që po e kërkojnë shpëtimin nga likuidimi fizik nëpër vendet e ndryshme të Evropës ka arritur mbi 3 milionë njerëz.

Në shekullin e 21 kur njerëzimi kishte shpresën se më në fund Bota do të vetëdijesohet për ta ruajtur paqen dhe Sigurinë Globale, Rusia po përdor gjithë arsenalin luftarak për ta pushtuar Ukrainën me pretendime revizioniste për ta ringjallur sërish paktin e Varshavës nën diktatin e Rusisë cariste. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ende na kujtohen kolonat e refugjatëve gjithandej Shteteve të Afrikës të cilat ikën nga trojet e tyre për shkak të rrezikut nga luftërat që ndodhën në Afganistan, Pakistan, Neliban, në Libi, deri tek ajo më tragjike në Siri.

Në këtë kohë në të cilën po jetojmë askush nuk është në gjendje të parasheh se çka do të sjell e nesërmja. Ballkani gjithmonë ishte vatër e luftërave dhe e eksperimenteve të fuqive të mëdha. Tani kur Ukraina po shkatërrohet përditë e më shumë rreziku për ndonjë provokim për ta destabilizuar Kosovën nga ana e Serbisë dhe e Rusisë është ëndërr dhe program strategjikë i Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës dhe trojeve Shqiptare në përgjithësi. Koha për folklorizëm dhe për patriotizëm të rrejshëm tani më ka kaluar që nga viti 1999 në Kosovë. Institucionet e Shtetit të Kosovës në këtë kohë me plotë zhvillime të panjohura duhet tregojnë mençuri politike dhe diplomatike.

Kosova po kërcënohet në mënyrë permanente nga forcat ultra nacionaliste në Beograd në krye me Aleksandër Vuçiqin. Ai edhe sot e mblodhi Këshillin për Siguri Kombëtare në Beograd në prag të zgjedhjeve nacionale serbe të cilat priten të mbahen në fillim të muajit Prill. Qeveria në Beograd ka planifikuar që serbëve të cilët jetojnë në Kosovë tu lejohet votimi në vendbanimet e tyre. Qeveria e Kosovës në prag të këtyre zgjedhjeve duhet të jetë fleksibile që në bashkëpunim të sinqertë me faktorin ndërkombëtar përkatësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marr një vendim pragmatik në mënyrë që të ruhet qetësia dhe stabiliteti i Kosovës. Është mençuri që në këtë kohë me plotë zhvillime ndoshta edhe tu lejohet mundësia qytetareve serbë të votojnë nëpër qendrat e votimit në Republikën e Kosovës. Kosova ka nevojë për veprime politike largpamëse të cilat armikeve ja u prishin planet për ta destabilizuar Shtetin e Kosovës.

Në këtë drejtim patjetër duhet të ketë qëndrim racional të partive politike dhe Institucioneve të Shtetit. Çdo vendim i pamatur i cili e rrezikon paqen, duke luajtur në kartën e patriotizmit fals nga kushdo qoftë i bënë dëme vendit dhe të ardhmes. Këtë më së miri po e tregon lufta në Ukrainë ku Bota po bënë sehire duke shikuar nga horizonti shkatërrimin e një shteti sovran i cili ende është pjesë e Shteteve të Pavarura të Botës. Prandaj në fund po theksojmë se mu kujtua një mendim i Profesorit Fehmi Agani i cili na thoshte ne Gazetareve “se Kosova na duhet me njerëz prandaj patjetër duhet ta ruajmë qenien njerëzore”. Mjerisht politika Shqiptare gjithandej trojeve ku jetojnë është e përçarë jo për interesa kombëtare por për aspirata dhe luftë për pushtet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Shpëtimtarët’ e Ukrainës cak i granatimeve ruse, ja sa prej tyre janë vrarë deri më tani

Story i radhës

11 shërbime të Apple përfundojnë offline

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë