‘Shpëtimtarët’ e Ukrainës cak i granatimeve ruse, ja sa prej tyre janë vrarë deri më tani

21 punonjës shpëtimi ukrainas janë vrarë dhe 47 janë plagosur deri më tani, për shkak të granatimeve nga forcat ruse, tha nënkryetari i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, Roman Prymush, gjatë një konference për shtyp me Ukrinform të hënën.

“Sipas Konventës së Gjenevës, granatimet apo kërcënimet e tjera për shpëtimtarët në momentin e operacioneve konsiderohen si krim lufte. Të gjitha këto raste i regjistrojmë, materialet për secilën prej tyre ia kalojë organeve përkatëse, të cilat do të bëjnë një vlerësim ligjor për veprime të tilla, ku do të identifikohen autorët e përfshirë”, tha Prymush, shkruan CCN, përcjell “Bota sot”.

Ai vuri në dukje se ndalimi i shpëtimtarëve nga forcat ruse është gjithashtu një shkelje e Konventës së Gjenevës.

Prymush shtoi se do të jetë objekt i procedimeve në gjykatat ndërkombëtare, të cilat tashmë janë duke u zhvilluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sologamia, fenomeni i grave që martohen për veten e tyre

Story i radhës

Koha për mençuri politike dhe diplomatike në Kosovë

Të fundit nga