Kodi Zgjedhor është diskriminues, përjashtues i pabarabartë, duhet prekur në themel të sistemit

February 23, 2022
min lexim

Komisioni për Reformën Zgjedhore nuk duhet të vazhdojë të arnojë kodin, por ta shkund atë në themel, sepse partitë e mëdha politike e kanë përdorur kodin për të legjitimuar qeveria të pa votura nga qytetarët.

Në 30 vite asnjë qeveri nuk ka ardhur në pushte me vota reale, sepse ata kanë deformuar Kodin Zgjedhor me qëllim që ti lënë shteg paligjshmërisë, si mos përfaqësimi i votës dhe lënia shteg e tjetërsimit të saj.

Po ashtu kohët e fundi me ndihmën e opozitës së mbetur u tentua të godite pluralizmit politik, eliminimi i kolorit politik shtuar dhe një hakmarrje primitive të KQZ-së për pamundësimin e partive për të marrë pjesë në zgjedhje duke përdorur gjobat, si në vende anarkike.

Demokracia nis nga vota e qytetarëve dhe nëse ajo nuk garantohet të jetë e lirë, e paprekshme, pa çmim, e pa kërcënuar, por me vetëm me vullnetin e qytetarit demokracia e brishtë në Shqipëri mbete në zgrip.

Reforma elektorale e riparo me konsensues të palëve duhet prekur në themel duke i shkulur mekanizmin që garanton vazhdimësinë e politikës së të vjetër që na tërheq që e shkuara vazhdon të na tërheq rrëshqanë të ardhme, integrimin, vetë demokracinë.

30 vite, Shqipëria ka ecur duke u përpëlitur mes të shkuarës dhe së ardhmes dhe në aspektin elektoral ka patur përmisime, krahasuar me regjimin diktatorial që lamë pas, por element të së shkuarës e kanë shoqëruar këtë proces elektoral për gjatë gjithë kohës sa e bëjnë këtë sistemin elektoral aktual të ndotur dhe me mangësi që shkojnë deri në papajtueshmërinë me kushtetutën.

Barazi politike para ligjit

Kodi Zgjedhor aktual në radhë të parë është diskriminues, sepse partitë politike sipas ligjit të regjistruara në gjykatë kanë barrierë elektorale përsa i përket marrjes pjesë në garën elektorale, pasi i vendoset kushti i mbledhjes se 5000 firmave për të mundësuar nisjen e garës duke e barazuar me mundësin e një individi për t’u bërë pjesë e garës.

Pikërisht në nenin 2 të Kodit Zgjedhor pika 13. “Parti politike” është një parti e regjistruar në përputhje me ligjin nr. 8580, datë17.2.2000 “Për partitë politike”.

Votim i emigrantëve

Në parimet e përgjithshme të kodit në neni 3, thuhet në pikën 3 se çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod, në fakt në kundërshtim me këtë pikë qytetarët shqiptarë që janë jashtë vendit nuk votojnë që janë gati më shumë se gjysma e votuesve që ndodhet në Shqipëri.

Sistem proporcional kombëtar

Nihilizmi politik i ka shtuar Kodit Zgjedhor edhe një shtesë tjetër imponuese, korrektimin rajonal, që në radhë të parë u kushtëzon subjekteve politike ose u imponon futjen e tyre në koalicione dhe mbi të gjitha u vjedhë votat në mënyrë të ligjshme, pasi votat e partive që nuk kapin korumin e mandatit, kalojnë për llogari të aleancës.

Pikërisht në këtë pikë merr rrugë dhe ligjërohet mos përfaqësimi i votës dhe aktualisht në Shqipëri vetëm në zgjedhjet vendore të 2015 janë më shumë se gjysmë milionin vota të pa përkthyer në mandate dhe të pa përfaqësuara nga subjektet politike dhe mbi të gjitha i bihet ndesh nenit 6 të Kodit Zgjedhor për të drejtën për të caktuar vëzhgues, pasi partitë e vogla, tagrin e vëzhgimit të votës e plotësojnë me partinë udhëheqëse të koalicionit.

Depolitizim i KQZ-së dhe administratës zgjedhore

Kodi Zgjedhor në pjesën e dytë i referohet institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve që është KQZ dhe pikërisht në pikën d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit; dhe pikërisht në neni 14 për zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së thuhet në pikën 1. Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas kësaj procedure: a) 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Pikërisht neni 14 në pikën 1 dhe 2, bien ndesh me pikë b të nenit 12 të Kodit Zgjedhor dhe i gjithë procesi mbetet nën kontrollin politik.

Jo diskriminim të partive të vogla

Në përputhje me neni 64 të Kodit Zgjedhor partitë politike duhet të regjistrohen në përputhje me kërkesën e këtij neni dhe neni 65 për koalicionet, por kodi pikërisht në nenin neni 68, shprehet për listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve; ku thuhet ne pikën 1. Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5,000 zgjedhës në shkallë kombëtare dhe në rastin e koalicionit zgjedhor listat në tërësi duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7,000 zgjedhësve në shkallë kombëtare.

Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit. Pikërisht në këto përjashtime, vihen barrierat dhe kushtëzimet të koalicioneve të detyrueshme të partive politike?

Barazi në fushatë në medie

Diskriminues për partitë politike jo parlamentarë është edhe neni 78 për të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës, neni 79 për Materialet propagandistike, neni 80, për fushata zgjedhore e subjekteve zgjedhore në radiotelevizionin publik, neni 81, për Edicionet informative të radiotelevizionit publik.

Një tjetër nen që është përjashtues është pikërisht neni 87 për fondet nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje, ku thuhet se pika 1. Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 0,5 për qind të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.

Barazi financiare për partitë politike

Pika 3. KQZ-ja përllogarit shumën që i takon secilës parti, duke shumëzuar vlerën në para të një vote të vlefshme, të përcaktuar sipas pikës 2 të këtij neni, me numrin e votave të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhjet e radhës. Edhe në neni 87 për burimet e financimit të fushatës zgjedhore dhe fondet e dhëna nga Buxheti i Shtetit për fushatën zgjedhore, ku thuhet se Fondi i përcaktuar me vendim të Kuvendit, sipas pikës 1 të nenit 87, u ndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore si më poshtë: a) 95 për qind e fondit i shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, të cilat kanë përfituar jo më pak se 0,5 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet paraardhëse; b) 5 për qind e fondit i shpërndahet partive politike që janë regjistruar si subjekte zgjedhore dhe që nuk përfitojnë sipas shkronjës “a” të këtij neni.

Mos financimi i partive politike nga Buxheti i Shtetit e bënë garën të pabarabartë, mundëson pushtetin te partitë e mëdha dhe mbi të gjitha lë shteg për financimin e paligjshëm që kanë çuar në deformimin e votës nëpërmjet blerjes dhe joshjes në mënyra të tjera që kanë të bëjnë me pushtetin.

Vullnet politik dhe të drejtë vendimmarrje çdo subjekti politik në ndryshimet zgjedhore

Vullneti politik është i munguar për sa i përket ndryshimit të kodit zgjedhor, kryesisht nga dy partitë e mëdha, ndonëse se institucionet ndërkombëtare kanë prezantuar draftet si Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) apo OSBE/ODIHR, madje me draft janë paraqitur dhe 46 parti politike parlamentare dhe jo parlamentare.

Në këtë përpjekje për ndryshimin në kodin zgjedhor dy partitë e mëdha kanë vullnete të ndrydhura sepse garantojnë pushtetin ndër palë dhe përdorin partitë politike si plotësa elektoral dhe jo si alternative ndryshe në përmbushjen e misionit të tyre dhe mbi këtë parim kanë futur dhe financimin e paligjshëm apo biznesmen që mbajnë të karikuar procesin me para që nuk deklarohen duke e bërë pabarazinë elektorale një betejë të pamundur.

Në këtë këndvështrim në se në diktaturë përdoreshin mjete propagandë dhe dhunë për kundërshtarët e partisë së diktatorit, sot përdoren mjete dhe forma të paligjshme sa e bëjnë procesin zgjedhor një kopje të regjimit të shkuar apo element të atij regjimi gjenden lehtësisht në kodin e sotëm elektoral.

Por si çdo reformë edhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor kërkon vullnet politik, tavolinë dialogu dhe gjithë përfshirje në këtë proces dhe si duket janë në munguara sepse dy partitë e mëdha bien gjithmonë dakord vetëm për kodin, starti ku nis dhe pushteti i tyre i pa merituar ose poshtë minimumit të domosdoshëm 50 + 1 të votuesve.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë debat të gjerë, përfshirje në debat të të gjitha palëve të interesuara, duke mundësuar ndryshimet e nevojshme për të garantuar çdo zgjedhës të votojë dhe vota të përkthehet në pushtet, duke ndaluar çdo tjetërsim të votës, dhe mbi të gjitha dukë garantuar një garë të barabartë dhe kjo realizohet që me ndryshimin e ligjit për partitë politike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania mund të funksionojë pa gazin rus, thotë ministri

Story i radhës

Drejtori Halili nga Expo Dubai: Prioritetet kryesore janë përmirësimi i mbështetjes financiare për inovacion, zhvillim teknologjik, promovim dhe inkurajimin e aktivitetit inovativ

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë