Klopp i befason të gjithë

Liverpool ka humbur sërish në Premier League dhe e ka bërë këtë kundër Wolves.

Humbje e pastër 3-0 e pësuar nga Të Kuqtë, që në mënyrë të pashmangshme ka sjellë edhe zemërim dhe zhgënjim të madh te Jurgen Klopp.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse trajneri gjerman pati një sjellje të pazakontë ndaj një gazetari në konferencën për shtyp të zhvilluar pas ndeshjes.

Në fakt, Klopp nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetjeje, duke shpjeguar se nuk i pëlqente të vihej në dispozicion të të intervistuarit për shkak të disa gjërave që kishte shkruar më parë për Liverpool-in.

I pyetur për qasjen e Reds ndaj ndeshjeve si një problem këtë sezon, Klopp tha: “Është shumë e vështirë të flas me ju nëse jam 100% i sinqertë. Më mirë jo”.

Dhe përsëri: “E dini, pas gjithë atyre gjërave që keni shkruar nuk do të doja t’ju përgjigjem.

Nëse dikush dëshiron të ketë një përgjigje për këtë, mund të më bëjë të njëjtën pyetje dhe unë do të përgjigjem”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

Story i radhës

U arrestua për pastrim parash, Alda Klosi shtrohet në spital

Të fundit nga