U arrestua për pastrim parash, Alda Klosi shtrohet në spital

Ish-drejtoresha e Ministrisë së Financave Alda Klosi që u arrestua dy ditë më parë me akuzën e pastrimit të parave është shtruar sot në spital.

Mësohet se Klosi është ndjerë keq për shkak të problemeve me tensionin.

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për veprat “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”

Ish-drejtoresha e koncesioneve u arrestua pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj, Rozeta Dobi. Ajo ka rrëfyer se Klosi kishte tetë shtëpi, dy në Shëngjin, një në Sarandë dhe pesë në kryeqytet.

Në disa prej tyre ajo kishte takuar jo vetëm njerëz të panjohur, por dhe Arben Ahmetajn, duke treguar se Klosi kishte marrëdhënie personale me ish-ministrin, ndërsa ka treguar se ka parë kuti me para në shtëpinë e Klosit dhe se ajo e kishte pyetur se çfarë duhej të bënte me to dhe i kishte kërkuar ndihmë pastrueses se si duhej t’i fshihte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Klopp i befason të gjithë

Story i radhës

Lakers bien

Të fundit nga