Artan Grubi: 30:0 për Frontin Europian që ta detyrojmë Mickovskin ti ha llafet e veta!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka kërkuar rezultat 30 me 0 në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, si dëshmi të forcës shqiptare pro-europiane për të ndalur retorikën dhe deklaratat anti-shqiptare të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Grubi shkruan se vota për Frontin Europian është historike sepse mundëson integrimin e vendit në BE dhe ndalon ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Statusi i plotë:

Porosi më rëndësi për votuesit që qëndruan në shtëpi dhe ata që votuan opozitën më 24 prill:

Ju lutem shumë, distancohuni nga politika e gabuar e drejtuesve të opozitës të cilët janë rreshtuar me VMRO DPMNE, Gordanën e Mickovskin, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.

Është në duart e votuesve që masivisht, pa asnjë hamendje, ta bëjmë rezultatin 30:0 dhe ta detyrojmë VMROnë dhe Mickovskin që ti ha llafet e veta e mos ti realizojë gjithë ato që i thotë sepse të tjerët s’kanë asnjë kusht sipas tij dhe i zbatojnë vendimet e VMROsë.

Ju lutem shumë, vota me 8 maj është historike dhe e gjitha varet nga ne, përqëndrojeni votën tuaj të shenjtë tek Fronti Europian për ta parandaluar agjendën ruse në vendin tonë!

VOTO

JO Rusisë, PO Europës!

Një Kryeministër për të gjithë

Marrëveshje Kornizë Ekonomike

#FrontiEuropian #bashkë

https://www.facebook.com/photo/?fbid=983642586458593&set=a.262689908553868

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

Infermierët shprehin pakënaqësi të shumta, rastet e diskriminimit në punë nuk mungojnë

Story i radhës

Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari

Të fundit nga