Panairi i verës, i një shtatorit 2022, hapi takimin e Ballkanit të Hapur në Beograd. Prezent ishin përfaqësuesit e Beogradit, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi si vrojtues. Aty u deklaruan koncepte e dëshira që i tejkalojnë dhe vendet Evropiane duke ftuar dhe Turqinë e Hungarinë në këtë karvanvetëvrasës.
Sërish një përpjekje dëshpëruese Edi Ramësme plotë batuta, për t’u dukur pa komplekse në kryeqendrën e Serbisë. Në fakt, paraqitja e tij shpërfaqi dy probleme esenciale të Ramës: 1. inferioritetin e pashëruar të tij karshi serbëve duke menduar se serbët janë qendra e Evropës dhe2. injorancën ndaj relacioneve armiqësore shekullore Kosovë–Serbi. Ai u bë hipokrit dhe shërbëtor i luftërave të popull vrasjes të Serbisë ndaj Sllovenisë, Bosnjës, Kroacisë e Kosovës duke potencuar se të gjithë kanë faj për këto luftëra. Duket se me qëllim minimizon luftën e fundit në Kosovë. E më e keqja, për interesa vetanakëe të Serbisë në emër kinse të një tregu Ballkanik.Ramame këtë politikë unifikohet në diskurs me Vuçiqin në raport me Kosovëndhe mbështet agjendën e Serbisë
Ky autokrati i ri i Shqipërisë Rama, po përpiqet të imponojë një axhendëpansllavepër Shqipërinë dhe mundësisht edhe për Kosovën. Akuzat e Bullgarisë ndaj Ramësngre alarmin për diskursin anti-Evropian në të gjitha planet: ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të veçanta si Bundestagut Gjerman, për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Josephprofesor në “JohnHopkinsSchoolofAdvancedInternationalStudies” në SHBAnë intervistë për DW shprehet, se nisma “OpenBalkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë.Ambiciet e tilla nacionaliste serbe janë shqetësuese, thotë ai.
Nëpërmjet Ballkanit të hapur vërehet dinamikë e zhvillimeve në rajonin e trazuar të Ballkanit, veçanërisht në diskursin e nacionalizmit të “Serbisë së Madhe”, nga presidenti AleksandarVuçiç dhe suitës së tij. Nisma “Ballkani i Hapur” nuk është vetëm një devijim nga problemet thelbësore të rajonit,në fakt është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e këtyre problemeve politike. Kjo iniciativë mund të definohet si teori e dyshimtë, strukturë naive dhe pasoja afatgjate.Mjafton të shikoni agresionin e tërbuar rus ndaj Ukrainës. Deri më 24 shkurt, Rusia dhe Ukraina kishin një bashkëpunim gjigant tregtar, me vlerë afro 10 miliardë dollarë në eksport-importe. Ndërkohë , Kina po dirigjon manovra agresive ushtarake ndaj Tajvanit, një vendi që eksporton mallra në vlerë rreth 273 miliardë dollarë drejt Kinës, ku përfshihen edhe gjysmëpërçuesit elektrikë. Kina është partneri tregtar kryesor i Tajvanit, duke mbizotëruar 1/3 e ekonomisë vendase.
Sipas nismës dhe konceptit të “Ballkanit të hapur” gjithë këto vende duhet të ishin në paqe. Përkundrazi, ata ose janë në luftë, ose në hapat drejt një lufte.
Serbia do të përfitojë gjithmonë më shumë se të tjerët. Ky është një tjetër gabim thelbësor i Ballkanit të hapur. Mbështetësit e saj flasin sikur të gjitha ekonomitë e rajonit kanë të njëjtat përmasa dhe tipare. Ato nuk janë njësoj. Për shembull, ekonomia e Serbisë është rreth 14 herë më e madhe se ajo e Malit të Zi. Ekonomia e Serbisë është rreth 2 herë më e madhe se ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të marra së bashku. Serbia do të përfitojë gjithnjë më shumë se sa fqinjët e saj dhe do të jetë në gjendje të prodhojë mallra me vlerë të lartë eksporti, duke u bërë kështu akoma më dominuese. Fqinjët e Gjermanisë, si për shembull Franca, ishin të shqetësuar për fuqinë ekonomike gjermane edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Franca dhe shtetet e tjera evropiane nuk donin që Gjermania të kishte qasje tek qymyri dhe resurset e tjera.Kjo fuqi ekonomike përkthehet në fuqi politike. Serbja si satelit i Rusisë ngadalë do shtrihet në bregdetin e Shqipërisë dhe pas disa viteve do e paraqet si tokë e deti serb.
Kosova duhet të ketë kujdes si deri më tani rreth Ballkanit të hapur. Serbia çdoherë ka promovuar idenë e negociatave me Shqipërinë që në vitet 1990 me pretendimin se nuk ka një çështje të Kosovës. Këtu edhe plani i ndarjes territoriale nuk është përjashtuar në mes të dy shteteve. Sa herë Rama që flet në emër të Kosovës këtë gjë e konfirmon se ne nuk jemi shtet i plotë! Kundërshtarët e Kosovës thonë se është pjesë e Serbisë, dhe pretendojnë se, Kosova nuk mund të ekzistojë si entitet i pavarur.
Nga teknologjikja e politikës ballkanike Rama ka përjetuar klonimine quajtur “klonimi i embrionit politik”, që është prodhim i embrioneve humane për përdorim ne kërkimet e modeleve sllave. Këtë klonim e shëron vetëm kirurgjia politike në Shqipëri e Kosovë.