Çështja e ish-Kompleksit ‘Partizani’ dhe hetimi që po kryhet nga SPAK ka qenë në qendër të diskutimit të emisionit “Open”, në News 24, këtë të martë.
E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala tha se çështja e ish-kompleksi Partizani konsiderohet si një aferë korruptive, por kohën e hapjes së kësaj çështjeje politike ajo lë të kuptohet se e lidh me deklaratat politike të kryeministrit Rama se SPAK po godet vetëm majtas.
Ndërkohë hapjen e kësaj çështjeje në këtë moment gazetari Jul Kasapi e lidhi me zgjedhjet e reja.
“Ndoshta merr një dosje të zbërthyer dhe pas dy vitesh fillon e merr në pyetje personat që kanë dijeni për rastin, por besoj se ka të bëjë më shumë me zgjedhjet e reja”, tha gazetari Jul Kasapi.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Lala: Problemi është që flasin rezultatet.
Bregu: Nuk mund të arrestohet gjithë qeveria. E gjithë historia e klubit partizani kemi një balancim. Pra është një balancim që po bën kreu i SPAK. Kjo është një aferë për t’u balancuar midisi inceneratorëve dhe klubit të partizanit.
Kasapi: Gazetarët ashtu si edhe qytetarët kanë pritur të tjera arrestime, edh një operacion që bëri SPAK ‘plumbi i artë’ u dekonspirua.
Bregu: SPAK në tre vite ka dënuar vetëm dy çunat nga Lushnja me burgim të përjetshëm për vrasje, ky është SPAK.
Lala: “Pyetja sot është se pas 2-3 vitesh a do të ketë të ndëshkuar. Jam për hetimi të çdo personi zyrtar që ka kryer afera korruptive, por dosja e kompleksit Partizani është lënë për një kohë të gjatë në sirtar, është një aferë korruptive një histori e nisur vite më parë, ka pasur një përplasje shumë të ashpër për këtë çështje”, tha Lala duke shtuar: ‘Lala: Për drejtuesin e SPAK ka luftë klanesh aty. Aty ka shumë dosje të kaluara. Siç është dosja e kompleksit Partizani. Çështje është se çfarë heton prokuroria? Heton mbi bazën e disa dokumenteve që kanë qenë aty. Që nga 2020 kanë qenë aty. Po përse tani? Këtu mund ta shohim për rrafshin politik. A ka interes për zgjedhjet vendore? Zoti Rama pati deklarata të ashpra, ku tha se SPAK po gostiste vetëm majtas. Ai bëri thirrje publike që SPAK duhet të shihte dhe djathtas. E kam konsideruar të papranueshme gjuhën e tij. SPAK po vë një ekuilibër. Kjo është histori që nuk ka mundësi qe të prishën provat. Cili është interesi sot? Të ndalet rrjedhja që shkojnë të inceneratorët. S’ka pse të trajtohet si shoë. S’kemi parë që të jenë marrë në pyetje apo të jenë marrë në pyetje ministra të zotit Rama. A duhet t’i amnistojmë ne afera të tilla? Jo! Do të duhet të ishte bërë më herët. A do të arrijë që të faktojë pastrimin e parave.”