Kjo që tani po ndodhë në Ukrainë, nesër mund të ndodhë në Ballkan!

March 19, 2022
min lexim

Përgatitja me kohë, i parandalon tragjeditë. Rezistenca e fortë bëhet, kur e ke armikun për ballë, dhe kurë nuk e ruan shpinë. Për këtë duhet afrimi dhe bashkimi. Kosova dhe Shqipëria, duhet të përgatiten me kohë për tu mbrojtur, njëherit edhe për ti mbrojt shqiptarët, kudo që ndodhen. Të flasësh për luftën dhe për organizim, nuk shkakton panik. Panik shkaktohet, kur nuk flet për luftën, e lufta ndodhë, kur nuk flet për organizimin dhe  mobilizim, e ato ndodhi. Përgatitja me kohë është shpëtim, dhe rellaksim.

Ne çdo herë jemi vonuar, pastaj jemi penduar. Nëse edhe kësaj radhe vonohemi, vaj halli për ne, dhe vaj halli për ata që mbajnë përgjegjësi, për organizimin dhe mbrojtjen e popullit.  Përgjegjësia bije mbi institucionet shtetërore. Përgjegjësia bije dhe mbi përfaqësuesit e subjekteve politike, përgjegjësia bije mbi të gjithë, që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Përgatitja për tu mbrojtur, është e drejtë e çdo individ. Shteti e ka për detyrë, të krijoj siguri, për popullatën dhe për shtetin e tij. Ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen, inshalla nuk ndodh e keqja, por e keqja mundet me ndodhë. Ne duhet të përgatitemi edhe për vdekjen, kur e dimë për se po vdesim, vdekjen e përballojmë ma lehtë.

Tragjeditë ju ndodhin atyre popujve, dhe kombeve, që nuk punojnë, për mi parandaluar të këqijat me kohë. Ata që rrinë të strukur, dhe  nuk punojnë, për me parandaluar të keqen, e kur ju ndodh e keqja, ata e humbin orientimin, nuk din kah tija mbajnë. Kjo nuk duhet të na ndodh neve në Kosovë, ne e kemi përjetuar të keqen. Ne shqiptarët kemi përjetuar shumë të këqija nga Serbia. Në të gjitha periudhat historike, serbët dhe Rusia janë udhëhequr nga udhëheqësit e sëmurë mental, në të gjitha periudhat historike.

E tërë bota po e kundërshton agresorin rus, ndaj Ukrainës. Udhëheqësit e shtetit serb, bashkë me kriminelët serb, po e përkrahin Putinin e sëmurë mental, që po bënë gjenocid ndaj  popullin të Ukrainës, ka edhe shtetas serb, që janë kundër luftërave, edhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ne duhet të pajisemi, sa ma parë me armatim modern. Të kërkojmë ndihmë nga miqtë tanë, kudo që i kemi. Mbrojtja territoriale të themelohet sa ma parë. Secili shtetasit i  Kosovës, duhet ta dijë me kohë vendit, se ku do të jetë i pozicionuar, për  ta mbrojtur popullin dhe shtetin e Kosovës

Në shekullin 21, ajo që i ndodhi Kosovës, dhe kjo që tani po ndodhë në Ukrainë,  masakrat po i  shkaktojnë udhëheqësit e sëmurë mental. Këta të sëmurë mental, populli duhet ti largoj nga pushteti, por nëse edhe populli është i sëmurë mental, udhëheqësit e sëmurit mental, mbesin në  pushtete përgjithmonë, brez mbas brezi.

Udhëheqësit e shekullit 21, e kanë rrethuar rreth e përqark Evropës e civilizuar, Slloba i Serbisë, i sëmurë mental, masakroi boshnjakët  autokton të besimit musliman, Slloba e  sulmoi Slloveninë, Kroacinë, i masakroi kroatët e likës, në Kroaci,  i masakroi Kroatët në Bosnjë, Slloba me stafin e tij, bëri gjenocid në Kosovës, ndaj shqiptarëve autoktonë, bëri gjenocid edhe ndaj shqiptarëve të okupuar, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.  Tani Putini i Rusisë, i sëmurë mental, bashkë me presidentin e Bjellorusisë, që të dy të sëmurë mental, në  shekullin 21 po bëjnë gjenocid ndaj popullit Ukrainas. Ukrainasit i treguan botës, se si mbrohet shteti, dhe populli, duke luftuar kundër një superfuqie, si që është Rusia. Ukrainasit ishin të përgatitur me kohë, dhe ishin të bashkuar. Po luftojnë me armikun ballë për ballë, pa e ruajt shpinën.

U dëshmua, se kurë bëhet organizimi me kohë, parandalohet e keqja, apo kalohet ma lehtë. Kjo që tani po ndodhë në Ukrainë, nesër mund të ndodhë në Ballkan. Putini i sëmurë mental, nuk ndalet pa e ndalë.

Gjenocidin që e bëri Serbia në Kosovë, e tani gjenocidin që po e bën Rusia në Ukrainë, këtë që po e shohim, është e tmerrshme, e pa besueshme, por e vërtetë. Në shekullin e 21, atë që e bëri Serbia në Kosovë, e tani këtë që po e bënë Rusia në Ukrainë, kjo është jashtë logjikës njerëzore, shtrohet pyetja këto dy kombe, a janë me gjen njeriu. Këta në dukje janë njerëz, por janë të sëmurit mental, janë gjakpirës.

O ju njerëz, ju dhe ne, duhet ta kuptojmë, njëherë e përgjithmonë, se nga njerëzit e sëmurë mental, pritet  çdo gjë e keqe, pavarësisht se në cilin shekull ata jetojnë dhe veprojnë. Të sëmurit mental nuk ndalen pa i ndalën.

Ukraina me popullin e sajë liridashës, e zgjoi nga gjumi tërë njerëzimin e botës. Sidomos i zgjoi  shtetet Evropiane. Amerika ishte e zgjuar, Amerika tërë kohën ju ka bërë thirrje shteteve Evropës, që ta forcojnë aleancën e NATO-s, që të përgatiten për më të keqen, që mund të ju vijë nga Rusia dhe Serbia. Evropa dhe bota demokratike, tani e ka kuptuan, se kush është Rusia dhe Serbia. Evropa duhet ti analizoj gabimet, dhe lëshimet që ja bënë Rusisë dhe Serbisë, këto gabime kurrë mos ti përsëriten.

Kjo që po ndodhë në Ukrainë, për ne Shqiptarët është një mësim, se si duhet të organizohemi me kohë, për ti përballuar një armikut sado i fortë që të jetë. Sikur të ishim të bashkuar, edhe ne shqiptarët, gjatë luftës, kur luftonim me Serbinë, për ta çliruar Kosovën, do të kishim ma pakë të vrarë, do kishim ma pak dëme, do të kishim ma  pakë të dhunuara gra dhe vajza, djem dhe burra. Për të gjitha këto të këqija, që na kanë ndodhur. Ne jemi fajtor, që nuk jemi organizuar me kohë, për ta mbrojt popullatën. Turpi bije mbi ne, turpi bije mbi ata, që nuk e bënë organizimin e mbrojtjes me kohë. Turpi dhe përgjegjësia, bije mbi ata që e PENGUAN ORGANIZIMIN. Ne e kishim rininë, ne i  kishim financat. Ne i kishim profesionistët e artit ushtarak. Për mos me na ndodh, ajo që na ndodhur, na mungonte afrimi dhe bashkimi. Tani duhet ta organizojmë  mbrojtjen dhe mobilizimin me kohë.

Bota është në një tollovi. Nuk dihet se çka na sjell e nesërmja. Disa deputet dhe deputete, në Kuvendin e Kosovës, po sillen sikur mos me ndodh, asgjë rreth nesh, disa deputet dhe deputete, fare nuk janë të shqetësuar, se çka mund të ndodh në Kosovë. Ju  kuvendar të pa shqetësuar, që jeni të zgjedhur nga populli, e që kurrë ma mos u  zgjedhëshit, ju a mendoni, kjo që po ndodhë në Ukrainë, nesër mund të ndodh në Kosovë.

Ne po i shohim disa deputet dhe deputete, që fare nuk mendojnë për popullin, as për shtetin e Kosovës. Shumë mirë shihet, kur një deputet e merr fjalën, të tjerët fare nuk ja vënë veshin, se çka po flet, dhe çka po propozon. Kur i dëgjojmë deputetët duke e ofenduar njëri tjetrin, duke  e etiketuar njëri tjetrin. Kur i shohim deputetët, dhe deputetet, se si lëvizin dhe se si pështillën, shkojnë me biseduar mes vet, prej atij qoshes në  qoshen tjetër, kjo është e tmerrshme.

Kuvendarët dalin nga salla e kuvendit, shkojnë, e ku shkojnë veç një Zot e dinë. Ndodhë shumë herë që nuk ka forum, për ti votuar ligjet. Kryetari i kuvendit, në çdo qas jua tërheq vërejtje për qetësi, i fton të kthehen në sall, për të votuar.  Këto kuvendar janë, gjenerata e sallamadive. Përfaqësuesit e subjekteve politike, duhet të marrin  masa ndaj deputetëve të tyre. Ti edukojnë, apo ti zëvendësojnë me të tjerët që janë në radhë me vota.

Bota është në rrezik. Nga udhëheqësit e sëmurë mental, Udhëheqësit e sëmurë mental, duan të  hyrë në histori, me çmenduri e tyre, duke i pushtuar fqinjët e tyre, për ti rrit territoret e tyre. Bëjnë gjenocid dhe masakra ndaj fqinjëve të tyre, bëjnë gjenocid mbi të pa fuqishmit, i sulmojnë fqinjët e tyre. Kur e dinë se janë duarthatë, të pa armatosur. Për mos me na ndodhur e keqja, në Kosovë dhe në shqiptari, ne duhet të përgatitemi me kohë, për ta parandaluar të keqën, sa nuk është bërë vonë. Thuhet, gjumi fëmijët i rritë. Ndërsa të rriturit gjumi i mbytë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I dehur në timon/ Arrestohet nënkomisari në Vlorë, përplasi një makinë dhe u largua nga vendngjarja

Story i radhës

Austin: Agresioni rus në Ukrainë, moskokëçarës dhe i pamëshirshëm

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë