Austin: Agresioni rus në Ukrainë, moskokëçarës dhe i pamëshirshëm

Nga Bullgaria, sekretari amerikan i Mbrojtjes e cilësoi të pamëshirshëm agresionin e Moskës rus ndaj Ukrainës. Zoti Austin theksoi se Presidenti rus zgj është një luftë e zgjedhur nga presidenti rus dhe që ka shkaktuar shumë dhimbje për popullin e ukrainës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dënoi agresionin rus në Ukrainë mes intensifikimit të luftimeve që hyrë në javën e katërt të tyre.

Gjatë një vizite në Bullgari zoti Austin nënvizoi rëndësinë e përmirësimit të gatishmërisë ushtarake të këtij vendit dhe kapaciteve ndërvepruese të NATO-s si jetike në këto momente që po kalon Evropa.

Në një konferencë shtypi në Bullgari me kryeministrin Kiril Petkov, zoti Austin ritheksoi edhe njëherë qëndrimin amerikan se do të mbrohet çdo centimetër tokë e territorit të NATO-s.

“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të traktatit të NATO-s, është i hekurt. Lufta e zgjedhur e Putinit kundër Ukrainës ka qenë tragjike. Agresioni i Rusisë ka shkaktuar një humbje të tmerrshme në jetët e ukrainasve, mes tyre ushtarë të guximshëm dhe shumë civilë të pafajshëm. Agresioni i Rusisë ka galvanizuar popullin ukrainas, NATO-n dhe botën e lirë”, theksoi zoti Austin.

Zoti Austin tha gjithashtu se SHBA-të “nuk kishin parë asnjë provë” se Rusia po dislonte më shumë forca ushtarake në Ukrainë, por ai tha se është e kuptueshme që Presidenti rus Vladimir Putin do të kërkonte në vazhdim të forconte kapacitetet e tij ushtarake atje.

“Gjëja më e zgjuar që ai (Putini) mund të bëjë tani është që të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti. Ne i bëjmë thirrje që ta bëjë këtë, t’i jap fund luftës. Për sa i përket përparimit të Rusisë në jug, do të thosha se ata kanë përdorur disa teknika brutale, të egra për sa i përket mënyrës se si kanë vënë në shënjestër popullsinë civile apo qendrat urbane”, theksoi më tej Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Bullgaria, dikur aleati më i ngushtë i Moskës gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, por tani një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po krijon një formacion luftarak deri në 1 mijë trupa nën komandën operacionale të NATO-s për Evropën.

Kjo është një përpjekje tjetër e aleancës për të forcuar krahun lindor. Në këtë formacion pritet të marrin pjesë edhe trupa nga vendet e tjera aleate.

“Përmirësimi i gatishmërisë ushtarake të Bullgarisë dhe ndërveprimit të NATO-s është edhe më jetik sot pasi Evropa përballet me sfidën e saj më të madhe të sigurisë në breza. Kështu që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kenë lidhje të forta me Bullgarinë dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për një paqe dhe siguri të qëndrueshme në Evropë”, tha Lloyd Austin, Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Kryeministri bullgar tha se vendi i tij do të vazhdojë të dërgojë ndihma humanitare në Ukrainë dhe të pranojë refugjatë ukrainas që largohen nga lufta.

Por Sofia zyrtare nuk po shqyrton mundësinë e dërgimit e armëve në Kiev për momentin, për shkak të afërsisë gjeografikek të Bullgarisë me Ukrainën./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo që tani po ndodhë në Ukrainë, nesër mund të ndodhë në Ballkan!

Story i radhës

A shtojmë vërtetë peshë gjatë periodave?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish