kjo eshte protesta me e turpshme rama nuk do te hiqet asnje takse nga nafta sa te jem une ketu 62302fce1423f

“Kjo është protesta më e turpshme”, Rama: Nuk do të hiqet asnjë taksë nga nafta sa të jem unë këtu

March 15, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sulmuar sërish protestuesit që prej disa ditësh kanë dalë në sheshe kundër rritjes së çmimit të naftës, duke e konsideruar këtë lëvizje, si protestën më të turpshme që ka ndodhur.

Kreu i qeverisë u angazhua se përsa kohë të jetë ai në drejtimin e vendit, nuk do të ketë asnjë heqje të taksave të karburanteve.

“Na duhet të komunikojmë edhe sepse këtu tek ne si në asnjë vend tjetër të NATO dhe BE që po përjeton të njëjtat shenja shqetësuese me çmimet, të kemi të bëjmë me një gërdi turpi. Po e përsëris këtë sa herë të më jepet mundësia. Që nga protesta e parë e fillimit të zgjimit të Shqipërisë pluraliste deri më sot ka pasur shumë protesta, edhe të dhunshme dhe nga ato që kanë degraduar, por protestë më të turpshme sesa kjo as nuk ka pasur dhe as nuk ka sesi të ketë dhe reagim më të turpshëm se ai ndaj kësaj proteste nuk mund të ketë.

Për çfarë protestohet? Kundër kujt protestojnë? Të gjitha vendet po e përjetojnë këtë krizë dhe po protestojnë kundër Rusisë, askush nuk proteston kundër qeverisë së vetë. Sa të jem unë këtu nuk ulet asnjë taksë nga karburantet”, u shpreh Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rusia merr goditje ushtarake nga ukraina 62302e227254a
Story i mëparshëm

Rusia merr goditje ushtarake nga Ukraina

gjera te vogla qe ju ndihmojne te dukeni te persosur 623038ac412e8
Story i radhës

Gjëra të vogla që ju ndihmojnë të dukeni të përsosur

Të fundit nga

Vdes Nazmi Shabani, ish-luftëtari i UÇK-së

Me dhembje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Shabani. Ai ndërroi jetë papritmas pas një sulmi të befasishëm që fatkeqësisht i
ShkoLartë