Ka disa ditë që në trotuare të Prishtinës janë vendosur shenja të gjelbërta në formë rrethore.
Arsyeja e vendosjes së tyre është bienalja nomade evropiane “Manifesta” që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.
Kryetari Përparim Rama bëri të ditur se secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e “Manifestës”.
“Mirëmëngjesi Prishtinë!
Me siguri i keni pa shenjat e gjelbërta nëpër trotuare të kryeqytetit. Secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e @manifestabiennial.
Nga 23 korriku, të gjitha rrugët ju çojnë në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës ne botë, që sivjet kemi kënaqësinë ta kemi në Prishtinë!”, shkruan ai në Facebook.