kina zbulon arme te reja ne paraden ushtarake trump pershendetjet e mia per 68b813c7e7c27

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…

September 3, 2025
1 minut lexim

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës, ndërsa mbajti paradën ushtarake më të madhe të Kinës, të shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri koreoano-verior Kim Jong-un, duke përmbyllur një javë me shfaqje diplomatike të parë si një qëndrim ndaj Perëndimit.



“Bota përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës. Kina qëndron për paqen dhe zhvillimin. Asnjë ngacmues nuk mund të na frikësojë”, deklaroi Xi në fjalën hapëse në paradën ushtarake që shënonte 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Armët lazer, raketat balistike bërthamore ndërkontinentale DF-61, e aftë të mbajë koka bërthamore, dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja që Kina zbuloi në paradë masive ushtarake.

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Xi: Bota

Presidenti kinez mirëpriti presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un para paradës ushtarake në Sheshin Tiananmen. Të tre patën një bisedë të shkurtër ndërsa iu afruan vendit të ceremonisë, duke ecur në tapetin e kuq së bashku për të parë paradën.

Kjo ishte hera e parë që të tre udhëheqësit janë parë në publik së bashku. Ajo që pasoi ishte një spektakël i koreografuar precizioni, fuqie dhe patriotizmi.

Ky takim, armët dhe trupat e shfaqura duket se kanë tërhequr vëmendjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Pyetja më e rëndësishme është nëse Presidenti Kinez Xi Jinping do ta përmendë apo jo mbështetjen dhe gjakun e jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kinës për ta ndihmuar atë të çlirohet nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Ju lutem shprehni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong-un ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Donald Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke i uruar Presidentit Xi Jinping dhe popullit kinez një ditë të madhe dhe të qëndrueshme feste.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama fragmentimi i sistemit te shperndarjes se ujit ne 58 ndermarrje katastrofe 68b8129273f1d
Lajmi i mëparshëm

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

sot do te varroset 38 vjecarja qe vdiq ne aksidentin e djeshem ne fshatin gjonaj 68b814ae87c02
Lajmi i radhës

Sot do të varroset 38-vjeçarja që vdiq në aksidentin e djeshëm në fshatin Gjonaj

Të fundit nga

Shpërthen Benita: Elijona ka shumë fytyra!

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita, ka deklaruar se Elijona ka shumë fytyra, dhe sipas saj, nuk është aq engjëllore sa duket. Në fakt, teksa bisedonte me Klodin, Benita

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur ‘carbonara’ të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të
ShkoLartë