Kimmich i nervozuar pas humbjes ndaj Bochum: Performanca më e keqe e sezonit për ne

Joshua Kimmich nuk ka kursyer kritikat për veten dhe skuadrën e tij.

Mesfushori/mbrojtësi i krahut i Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich ka dhënë komentet e tij për ndeshjen e sotme.

Bavarezët u mposhtën me rezultatin 4:2 ndaj Bochum, në një ndeshje që befasoi të gjithë. Këtë, Kimmich e konsideron si ndeshjen më të dobët të sezonit të skuadrës së tij.

“Ne bëmë performancën më të dobët të sezonit. Ne na mungoi gjithçka që duhet për të fituar një ndeshje”, ka thënë Kimmich.

“Ne duhet të pyesim veten nëse ky është mentaliteti i Bayern. Po ndodh shumë shpesh tani. Nuk shihja diçka të tillë te Bayern më parë”, shtoi gjermani.

Bayern vazhdojnë të jenë liderët e tabelës në Bundesliga, por sigurisht humbja sot lë shije të hidhur. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tri komuna mbesin pa ujë të pijshëm

Story i radhës

Protestat e kamionistëve: 7000 policë rrethojnë Parisin

Të fundit nga