ankohet shtetasi i serbise thote se ne qender te shkupit u mashtrua nga dy persona qe u paraqiten si arabe dhe ia moren 300 euro 662d623038049

Ankohet shtetasi i Serbisë, thotë se në qendër të Shkupit u mashtrua nga dy persona që u paraqitën si arabë dhe ia morën 300 euro

April 27, 2024
1 minut lexim

Një shtetas i Serbisë ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup se është mashtruar nga dy persona, përcjell TV21. Sipas raportimit, personat në fjalë u paraqitën si shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i kërkuan borxh 300 euro, ndërsa më pas ikën.

“Më 26.04.2024 në ora 13:40 në SPB-Shkup, S.A.(63) nga Republika e Serbisë, ka raportuar se është mashtruar nga dy persona me të cilët është takuar rreth orës 10:30 në zonën e Qendrës. Sipas raportit, njëri prej tyre i është prezantuar si nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kupton pak gjuhën serbe dhe i ka kërkuar S.A. përkthim nga shqipja në serbisht për një aksident trafiku që pretenduan se ka ndodhur mes atyre më parë. Siç raportohet, i njëjti person ka kërkuar nga S.A. borxh prej 300 eurosh për të shlyer borxhin me personin tjetër për gjoja aksidentin e trafikut, e që tha sedo t’ia kthejë pasi të ketë marrë para nga një bankomat, ndërsa si garanci kishte lënë tre kopsa në formë diamanti. Sipas raportit, pasi S.A. i ka dhënë paratë, dy personat kanë ikur dhe më pas ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

njesiti kobra pjese e trajnimeve serbe hidhen disa dyshime te forta 662d622975043
Story i mëparshëm

Njësiti “Kobra” pjesë e trajnimeve serbe – hidhen disa dyshime të forta

cdo dite arrestime per dhune ne familje nga fillimi i vitit 202 te arrestuar dhe 570 raste te denoncuara 662d64816b617
Story i radhës

Çdo ditë arrestime për dhunë në familje! Nga fillimi i vitit, 202 të arrestuar dhe 570 raste të denoncuara

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë