​Të rinjtë nga komuniteti turk kërkojnë ndalimin e lajmeve të rreme në media

Nxënësit e Gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan nga komuniteti turk të cilët ishin pjesë e projektit “Edukimi Medial për nxënësit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, kanë thënë se keqinformimi dhe dezinformimi po u bën dëm qytetarëve të vendit dhe se duhet të ndalohen menjëherë.

Sipas tyre, çdo media ka anën e mirë dhe të keqe, ku mund të mësojnë diçka. Megjithatë sipas tyre ka raste kur hasin në lajme të rreme e të pavlefshme.

Nxënësja e klasës së 11-të në këtë shkollë, Anila Bislimi ka theksuar se lajmet e rreme nuk janë aspak të mira, pasi sipas saj janë të pa pritshme dhe të dëmshme për popullin. Ajo, ka theksuar se në vitin 2021 ka pasur lajme të rreme për liberalizmin e vizave, i cili nuk kishte ndodhur në atë kohë.

Bislimi: Lajmet e pavërteta duhet me i ndalë

“Mediat kanë anën e mirë dhe të keqe që mundemi me mësuar diçka prej tyre por edhe mundemi me e humb kohën tonë për gjëra që janë të pavlefshme…4:00 Nuk janë aspak të mira… 4:13 lajmet e pavërteta mendoj se janë diçka që absolutisht duhet me i ndalë se janë diçka që mundet dikush me bë dhe është e pa pritshme për popullin, dhe mendoj se duhet me i ndalë se janë të këqija për njerëzit…4:45 Në 2021 kam parë që është thënë se janë duke u bë vizat por nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, ka theksuar Bislimi.

Nxënësi tjetër, Diell Shehu ka shtuar se njerëzit nuk duhet të mashtrohen.

Ai ka përmendur disa raste kur në sektorin e shëndetësisë kishin qarkulluar lajme të rreme për Covid-19.

Shehu: Nuk duhet me i mashtruar njerëzit

“Është shumë i rëndësishëm…2:20 e kemi mësuar si të dallojmë të vërtetën dhe të pavërtetën…2:27 Mendoj që nuk duhet me i mashtruar njerëzit….2:54 Për Covid kam parë shumë lajme gabim kur flitej se e kanë gjetur vaksinën ato kanë dal krejt gabim”, ka shtuar Shehu.

Ndërsa, mësimdhënësja e teknologjisë në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Edita Muriqi Sulqezi, nga komuniteti turk, ka thënë se është një temë që duhet t’iu interesoj nxënësve, pas sipas saj të gjithë përdorin telefona.

Muriqi Sulqezi tha se është e rëndësishme që të dallojnë informatat e sakta nga dezinformatat që publikohen në media të ndryshme.

Sulqezi: Të gjithë janë në moshën që përdorin shumë telefonat dhe mediat dhe është mirë të dallojnë lajmet

“Meqenëse është trajnimi për mediat dhe besoj që është një temë që i intereson sidomos nxënësit që tash e tutje do të vazhdojnë studimet e tyre, dhe besoj që është shumë i mirëseardhur për nxënës sepse,,,1:04 të gjithë janë në moshën që përdorin shumë telefonat dhe mediat, dhe është mirë të dallojnë informata të sakta apo dezinformatat që janë nga rrjetet sociale…1:38 Në kohën tonë kemi shumë lajme të pavërteta por duhet të dimë t’i dallojmë cilat duhet t’i besojmë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, menaxheri i projektit, Fadil Miftari është shprehur se programi po arrin të realizoj objektivat e veta dhe t’i prek çështjet kryesore të cilat iu hynë në punë dhe u ndihmojnë nxënësve që t’i identifikojnë në mënyrë sa më të mirë lajmet e rreme.

Miftari: Programi po arrin t’i realizoj objektivat e veta dhe t’i prek çështjet kyçe

“Programi po arrin të prek secilin komunitet në Kosovë ,,6:11 kësaj radhe i jemi dedikuar posaçërisht komunitetit turk. Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve, programi po arrin t’i realizoj objektivat e veta, dhe t’i prek çështjet kyçe, të cilat iu hynë në punë dhe i ndihmojnë këtyre nxënësve që t’i identifikojnë në mënyrën sa më të mirë lajmet e rreme, për shkak se sot bota po ballafaqohet me një sfidë të madhe siç është dezinformimi dhe keqinformimi”, është shprehur ai.

Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për mësimdhënësit, nxënësit dhe aktivistët e shoqërisë civile nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bullgaria bëhet me stacionin e mbushjes së hidrogjenit

Story i radhës

Çfarë i shtyn burrat të hidhen në krahët e një tjetër gruaje menjëherë pas një ndarjeje?

Të fundit nga