Çdo ditë arrestime për dhunë në familje! Nga fillimi i vitit, 202 të arrestuar dhe 570 raste të denoncuara

Referuar statistikave të Policisë së Shtetit në vetëm 4 muajt e parë në vendin tonë janë regjistruar 570 raste me 610 autorë nga të cilët 202 janë e arrestuar.

Nisur nga dendësia e popullsisë, qarku me numrin më të madh të denoncimeve për dhunë në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, Fierit dhe Vlorës.

E njëjta panoramë ka qenë edhe vitin e kaluar. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar dhe trajtuar nga Policia, 5064 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare. Por jo të gjitha rastet kanë qenë serioze.

Vetëm gjysma e tyre, konkretisht 2334 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare u çuan në prokurori.

Ndërsa në pranga kanë rënë gjatë gjithë vitit 699 persona. Agresiviteti brenda familjeve vitin e kaluar prodhoi dhe viktima.

Për shkak të marrëdhënieve familjare gjatë 2023 u vranë 9 gra dhe vajza, 3 burra dhe një foshnje.

I lartë ka qenë dhe numri i urdhrave të mbrojtjes ku ka pasur 2730 kërkesa dhe 150 raste kur urdhri i mbrojtjes është shkelur.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Story i mëparshëm

Ankohet shtetasi i Serbisë, thotë se në qendër të Shkupit u mashtrua nga dy persona që u paraqitën si arabë dhe ia morën 300 euro

Story i radhës

“Më ke thënë rrugaç”, sherr mes Romeos dhe Arbrit

Të fundit nga