KIM MEHMETI 2

Kim Mehmeti shpartallon Bujar Osmanin: Më maqedonas se maqedonasit (VIDEO)

September 12, 2025
1 minut lexim

Analisti politik Kim Mehmeti ka goditur ashpër kandidatin e BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, duke e përshkruar si një politikan që ka harruar interesin e shqiptarëve për t’u treguar “më i mirë” ndaj maqedonasve sesa vetë maqedonasit.

“Ministrat shqiptarë të BDI-së u bënë më maqedonas se maqedonasit. Donin ta mbronin gjuhën maqedonase nga bullgarët, kur detyra e vetme e tyre është të mos e dëmtojnë bashkëqytetarin maqedonas, jo t’i shpëtojnë identitetin që ata vet e ndërrojnë çdo katër vjet – njëherë janë nipër të Aleksandrit të Madh, më pas nipër të sllavëve të jugut. Këtë është problem i tyre, le ta zgjidhin vet,” deklaroi Mehmeti.

Duke e përmendur drejtpërdrejt Osmanin, Mehmeti ironizoi duke thënë se disa politikanë shqiptarë, si Bujar Osmani, për t’u dukur të mirë dhe besnikë, shkuan deri aty sa të bëhen shpëtimtarë të popullit maqedonas. Madje aq larg shkuan sa kryeministri aktual u detyrua t’i thotë Osmanit, ne nuk lejojmë që një shqiptar të vendos për identitetin maqedonas.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KIM MEHMETI
Lajmi i mëparshëm

Kim Mehmeti: Bujar Osmani është mendjemadh, Çairin e sheh si trofe, jo si shtëpi të përbashkët (VIDEO)

KIM MEHMETI VS BUJAR OSMANI
Lajmi i radhës

Kim Mehmeti godet Bujar Osmanin: Në rastin Banjska foli si serb, jo si shqiptar (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë