KIM MEHMETI VS BUJAR OSMANI

Kim Mehmeti godet Bujar Osmanin: Në rastin Banjska foli si serb, jo si shqiptar (VIDEO)

September 12, 2025
1 minut lexim

Analisti politik Kim Mehmeti ka hedhur akuza të rënda ndaj kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, duke e cilësuar atë si politikan që gjithmonë ka shmangur të identifikohet me interesin shqiptar.

Në emisionin “Këndi i Kimit” në Televizionin TËVË, Mehmeti kujtoi qëndrimet e Osmanit në lidhje me ngjarjet në Banjskë të Veriut të Mitrovicës, duke thënë se ato ishin aq të paqarta dhe të ftohta, saqë “do t’ia kishin zili edhe vetë serbët”.

“Osmani aso kohe sillej sikur ishte ministër i Jashtëm i një shteti pa identitet, sikur i duhej të mbante patjetër qëndrim neutral, vetëm që të mos kuptohej se është shqiptar. Ai e shihte veten si ministër të një dimensioni tjetër, e jo si përfaqësues i një populli që ka hallet e veta,” tha Mehmeti, duke e portretizuar Osmanin si njeri që e ka bërë karrierën duke fshirë çdo gjurmë të përkatësisë së tij.

Sipas Mehmetit, kandidati i BDI-së për Çair nuk ka asgjë të përbashkët me interesat dhe ndjenjat e shqiptarëve, por ka ndërtuar një imazh të rremë për të fituar simpatinë e qarqeve që gjithmonë kanë punuar kundër tyre.

“Ky njeri e ka shndërruar neutralitetin në armë për ta mohuar veten, dhe sot del të kërkojë besimin e qytetarëve të Çairit. Por Çairi nuk ka nevojë për një kryetar që flet si serb e sillet si maqedonas, duke harruar se është shqiptar,” përfundoi Mehmeti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KIM MEHMETI 2
Lajmi i mëparshëm

Kim Mehmeti shpartallon Bujar Osmanin: Më maqedonas se maqedonasit (VIDEO)

kasami viziton mjeshtrin e ciftelise isak abduramani ne vice 68c489efd9e84
Lajmi i radhës

Kasami viziton mjeshtrin e çiftelisë Isak Abduramani në Vicë

Të fundit nga

Simon Cowell tregon planet e martesës

Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë
ShkoLartë