Analisti politik Kim Mehmeti nuk i ka kursyer fjalët e ashpra ndaj kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, duke e portretizuar si njeri arrogant dhe të shkëputur nga njerëzit e zakonshëm.
“Për mua, Bujar Osmani është një njeri mendjemadh, ai është i mirë derisa është poshtë. Nëse bëhet kryetar i Çairit, më nuk komunikon me të gjithë, sepse sipas tij nuk meritojnë të gjithë ta takojnë. Edhe kur ishte ministër, ai komunikonte vetëm me lartësitë sepse ishte ‘ministër i Maqedonisë’, ndërsa ne të tjerët kush ishim, kërkushi!”, ka deklaruar Mehmeti.
Sipas tij, Osmani nuk e sheh Çairin si vend ku duhet të punojë për njerëzit, por si një fron për të ngritur më tej karrierën e tij personale. Mehmeti e përshkroi atë si politikan që e përdor pushtetin për t’u distancuar nga populli, duke e trajtuar veten mbi të tjerët, ndërsa qytetarët i konsideron thjesht numra për vota.


