kim dhe putin mesazh te qarte perendimit bashkepunimi mes rusise dhe korese se veriut po forcohet 68b7f3667568d

Kim dhe Putin mesazh të qartë Perëndimit: Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po forcohet

September 3, 2025
1 minut lexim

Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është thelluar më tej, në bazë të traktatit të nënshkruar në qershor të këtij viti, ku të dy vendet u zotuan për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot, udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un tha se marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në një fazë të re dhe më të fuqishme bashkëpunimi.

Marrëveshja që nënshkruam vitin e kaluar është traktati më i fortë ndonjëherë për vendin tonë”, u shpreh Kim, duke iu referuar dokumentit që përfshin një klauzolë për mbrojtje të ndërsjellë.

Sipas tij, bashkëpunimi mes Phenianit dhe Moskës duhet të zgjerohet edhe më tej në fusha të ndryshme, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj aleance në kontekstin aktual ndërkombëtar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qendrimi me koken ulur per ore te tera i shkakton paralize studentit kinez 68b7f1b52fe4f
Lajmi i mëparshëm

Qëndrimi me kokën ulur për orë të tëra i shkakton paralizë studentit kinez

VLEN GAZETA MK
Lajmi i radhës

VLEN: BDI dhe Jeton Shaqiri kanë shkatërruar arsimin

Të fundit nga

ShkoLartë