Kilet e akumuluara në bark, kanë ndikim të papritur në tru

Kilogramët e tepërt të akumuluar veçanërisht në bark, janë të lidhur ngushtësisht me një ulje të volumit të trurit.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim anglez i drejtuar nga Mark Hamer, i Loughborough University nel Leicestershire.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore ‘Neurology’, u përfshinë 9652 persona me moshë mesatare 55-vjeçare, 19% e të cilëve obezë.

Që të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan rezonancës magnetike për të matur volumin e trurit. Rezultoi se jo vetëm kush është obez priret të ketë një tru më të vogël, por kjo gjë ishte më e ndjeshme tek ata të cilët i kishin të akumuluar kilogramët në pjesën e barkut dhe vitheve.

Po ashtu qoftë kush është mbipeshë, qoftë ata që e kanë yndyrën të akumuluar në bark dhe vithe, kanë një volum të materies gri, zonës së trurit që është përgjegjëse për neuronet më të vogël krahasuar me personat e tjerë me peshë normale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vriten dy ushtarë nga granatimet në Ukrainë

Story i radhës

“Me mimozat e para”, Rama uron ndryshe fundjavën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish