Khloe Kardashian ende e ndikuar nga e kaluara me Tristan Thompson?

November 22, 2024
1 minut lexim

Khloe Kardashian duket se ende nuk e ka lënë pas të kaluarën e saj të vështirë kur bëhet fjalë për romancën, sipas raportimeve të fundit nga In Touch. Ylli i reality show-ve përpiqet të tregojë se është e lumtur, por miqtë e saj besojnë se e shkuara me Tristan Thompson ka lënë gjurmë të thella.

“Khloe shpesh thotë se është e kënaqur me jetën e saj dhe se kur të vijë koha e duhur, do të gjejë dikë natyrshëm,” tha një burim i afërt. “Por ata që e njohin mirë, mendojnë se përvoja e saj e dhimbshme me Tristanin i ka shkaktuar një lloj PTSD-je (Çrregullimi i stresit posttraumatik), dhe kjo mund ta pengojë të hapet për marrëdhënie të reja nga frika e lëndimit.”

Khloe dhe Tristan nisën lidhjen e tyre në vitin 2016, por raporti i tyre u karakterizua nga tradhti dhe skandale publike. Në vitin 2018, Khloe vendosi t’i jepte fund marrëdhënies pasi Tristan u kap duke e tradhtuar disa herë.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, dyshja ruajnë një lidhje të ngushtë si prindër të dy fëmijëve të tyre, True dhe Tatum. Ata kanë bashkëpunuar për të siguruar që fëmijët e tyre të rriten në një mjedis të dashur, edhe pse marrëdhënia e tyre romantike është tashmë e shkuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas tërheqjes së Matt Gaetz, presidenti i zgjedhur emëron Pam Bondin, për postin e prokurorit të përgjithshëm

Story i radhës

Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier League

Të fundit nga

ShkoLartë