Kherson, boshatiset, dhe plaqkitet nga pushtuesit!

October 23, 2022
1 minut lexim

Situata në qytetin Kherson të pushtuar nga Rusia është e tensionuar një ditë pasi të gjithë civilëve iu kërkua të largoheshin nga qyteti.
Njerëzit janë të rraskapitur emocionalisht, thotë një grua në qytet për CNN.
– Disa thjesht nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur kontaktin me ushtrinë. Është e pamundur të pushosh këtu. Nëse në mbrëmje dëgjoj një makinë afër shtëpisë, nervozohem, sepse makina në mbrëmje nuk është shenjë e mirë, thotë ajo.
Për të qenë i sinqertë, pyetja më zemëron. Ky është vendi im, Kherson është shtëpia ime. Ne kemi marrë pjesë në demonstratat kundër pushtuesit që në ditët e para të luftës, kemi luftuar me aq sa kemi mundur. Lufta vazhdon ende, thotë ajo.
Me mijëra janë larguar!
Udhëheqja ushtarake ukrainase raportoi të shtunën se një pjesë e madhe e popullsisë janë larguar nga qyteti pasi autoritetet e kindapuara nga Rusia filluan një evakuim, një javë më parë.
Ka pasur radhë të gjata për të kaluar tragetet përtej lumit. Besohet se njerëzit po dërgohen në territorin rus, këto janë deportime të detyruara.
Banorët e qytetit besojnë se janë kryesisht ata që kanë bashkëpunuar me pushtetin pushtues rus që po largohen nga qyteti.
Raportohet gjithashtu se ushtarët rusë janë veshur me rroba civile dhe janë zhvendosur në ambiente të braktisura, derisa po përgatiten për beteja mbrenda qytetit dhe nëpër rrugë.
Një banor thotë se ka parë ushtarë rusë të sapomobilizuar, me rroba të pastra dhe shumë të rinj.

Thuhet se disa dyqane janë plaçkitur.
– Ditët e fundit kemi parë që të marrin zjarrfikëse, autoambulanca, pajisje nga klinikat e kancerit dhe nga spitali i qarkut, të gjitha me vlerë të lartë. Ata i marrin shpejt,i ngarkojnë në makina dhe e çojnë në Krime. Qyteti po grabitet, thotë një banor.
Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW) raporton të dielën se Rusia po vazhdon tërheqjen e saj nga Kherson, por se po përpiqet të blejë kohë duke vendosur ushtarë të papërvojë që u mobilizuan kohët e fundit, në anën tjetër të lumit Dnipro.
Tekstin e përshtati;
Hamdi Rafuna
Dt; 23.11.2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkup/Regjim i posaçëm i komunikacionit

Story i radhës

(VIDEO) Alternativa: Taravari vardiset për të hyrë në Qeveri

Të fundit nga

ShkoLartë