khamenei akuzon shba dhe izraelin duan te destabilizojne republiken islamike 6a184348a3d2a

Khamenei akuzon SHBA dhe Izraelin: Duan të destabilizojnë Republikën Islamike

May 28, 2026
1 minut lexim

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po përpiqen të destabilizojnë Republikën Islamike përmes presionit politik, ekonomik dhe propagandistik.



Në një deklaratë me shkrim të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, Khamenei tha se “armiqtë” po synojnë të krijojnë përçarje dhe shpërbërje brenda vendit për të kompensuar, sipas tij, humbjet ushtarake dhe për të dobësuar popullin iranian.

“Pas luftës së imponuar, presionit ekonomik dhe rrethimit politik e propagandistik, plani i verbër i armikut është të krijojë destabilitet dhe ta gjunjëzojë kombin”, thuhej në deklaratën e liderit iranian.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës në muajin mars, ndërsa deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Teheranit, Uashingtonit dhe Izraelit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me shume te vdekur sesa te lindur dhe me pak martesa gjate 3 muajve te fillimvitit 6a18314ce9580
Lajmi i mëparshëm

Më shumë të vdekur sesa të lindur dhe më pak martesa, gjatë 3 muajve të fillimvitit

gervalla administrate profesionale dhe reforma administrative kyce per integrimin evropian 6a1847d47fd0f
Lajmi i radhës

Gërvalla: Administratë profesionale dhe reforma administrative kyçe për integrimin evropian

Të fundit nga

ShkoLartë