Këto pjesë të Shkupit sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

EVN njofton se sot, për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin shpërndarës, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e komunave Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Saraj dhe Kisella Vodë.

Nga ora 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Dobre Ivanov” dhe “2”, në lagjen Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.

Nga ora 09:00 deri në 11:00, shfrytëzuesit e fshatrave: Sfillare e Poshtme dhe e Epërme, Graçan, Kuçkovë, një pjesë e Vollkovës, Rashçes, Kopanicës, Bojanes, Radushës, Vorcës, Orashës dhe Kondovës, në komunën Saraj dhe Gjorçe Petrov.

Nga ora 09:00 deri në 14:30, shfrytëzuesit e pjesës më të madhe të lagjes Pintia në komunën e Kisella Vodës. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Thaqi konfirmon bisedimet me Suharekën, sot takimi vendimtar

Story i radhës

Dy gazetarë palestinezë të vrarë nga bombardimet e Izraelit në Gaza

Të fundit nga